Specializimet

SPECIALIZIMET NË POLITIKA PUBLIKE DHE MENAXHIMI

 

Programi zgjat dy vite dhe ndahet në katër semestra. Studentët duhet të përfundojnë të gjitha kurset në çdo semestër. Dy semestrat e parë i dedikohen njohurive dhe shkathtësive të përgjithshme për politikën publike dhe menaxhimin publik.

 

Pas përfundimit të suksesshëm të vitit të parë studentët duhet të zgjedhin një nga specializimet e studimeve në dispozicion: Politika Publike, Menaxhimi Publik.

 

Në përgjithësi, studentët duhet të përfundojnë: 25 ECTS për kurset bazë, 6 ECTS për Internship, 25 ECTS për lëndët e specializimit, 20 ECTS për lëndë zgjedhore dhe 15 ECTS për seminarin e tezës apo disertacionin.

Diploma i jepet studentëve pas përfundimit të suksesshëm të të gjitha kurseve dhe dorëzimit të projektit të hulumtimit me shkrim.