Infrastruktura

Përveç mjediseve të mjaftueshëm dhe të mirëpajisur të zhvillimit të procesit mësimor, Fakulteti Politika Publike dhe Menaxhim ka në përdorim edhe librat e fushës së politikës, menaxhimit, lidershipit në kuadër të  bibliotekës së UBT-së përgjatë gjithë vitit shkollor akademik si dhe hapësirat e nevojshme të tyre të leximit dhe të studimit. Fakulteti Politika Publike dhe Menaxhim përdor edhe UBT Media Lab,  UBT Conference Room, dhe Laboratorët të pajisur me programin STATA dhe SPSS për disa prej lëndëve mësimore që kanë nevojë për to.

Në dobi të procesit mësimor, të punës shkencore dhe të lidhjes së tyre me praktikën e veprimtarisë së politikave publike dhe menaxhimit public janë ngritur edhe disa qendra studimore si Forumi Euroatlantik, Qendra e Sondazheve të Opinionit Publik, etj. të cilët organizojnë edhe shumë veprimtari dhe takime me autoritete të njohur zyrtarë dhe jozyrtarë brenda dhe jashtë vendit në të cilat marrin pjesë mësimdhënës dhe studentë. Të gjitha këto veprimtari kryhen në UBT Conference Room.

Të gjitha hapësirat e UBT-së janë të mbuluara me rrjet të Internetit.