Bashkëpunimi Ndërkombëtar

Programi i studimit mbështetet në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë.

Partneritetet ndërkombëtare zhvillohen në disa drejtime:

  1. Përmes shkëmbimit të studentëve;
  2. Shkëmbimit të profesorëve;
  3. Njohjen e kualifikimeve;
  4. Bashkëpunimi në kërkim shkencor dhe transferimi i njohurive;
  5. Zhvillimi i stafit akademik.

 

UBT merr pjesë në programet e shkëmbimit të studentëve të BE, si Erasmus Plus dhe CEEPUS.

Studentët e interesuar për mobilitete semestrale apo vjetore, iu ofrohen mundësi qëndrimi tek partnerët tanë institucionalë.

Fakulteti pranon kreditë e studimit të realizuara në institucionet dhe programet simotra.

 

Përmes UBT-së, ju mund të studioni dhe të përfitoni bursa të plota studimi në universitet partnere si:

  • Vienna University of Technology – Engineering Management (MSc),  Austri
  • University of Warsaw – International Relation (BA, MA), Poloni
  • City University London – Computer Science and Engineering (BSc, MSc), Angli
  • HiG – Gjøvik University – Computer Science and Engineering (Mobility) CIFE – Centre, Norvegji
  • International de Formation Europ – European Integration and Law (MA), Francë
  • Danube University Krems – Master in Business Administration (MBA), Austri
  • WIT(Waterford Institute of Technology) – Master in Information Systems (MSc), Irlandë
  • Universita’ degli Studi di Napoli Federico II – Business Administration (BSc), Itali

 

Gjithashtu, ju keni mundësi të jeni përfitues i shumë mundësive të tjera që UBT ofron:

  • Mundësi ndërveprimi me akdemikë ndërkombëtarë/vendorë dhe me profesionistë nga industria;
  • Diploma njihet në sektorin publik dhe privat në Kosovë dhe në Bashkimin Evropian;
  • UBT ofron mundësi studimi/transferi në BE përmes Erasmus Mundus/Erasmus+;
  • Diplomë e dyfishtë e UBT-së me Universitetin e Napolit (Itali), Danube Krems (Austri);
  • Programi është i harmonizuar me rregullat e Bashkimit Evropian dhe ofron mundësi transferi dhe njohjeje në Evropë;
  • Njohje e mësimit paraprak nga SCAAK dhe Universitetet Evropiane;
  • Njohje e mësimit paraprak dhe certifikim nga IPMA, CISCO, Comptia, SAP;
  • Biblioteka më e madhe e biznesit në Kosovë;
  • Staf vendor dhe ndërkombëtar, i kualifikuar në universitete më të mira botërore;
  • Start-up: Mundësi për start-up biznesor në UBT Business Incubator;
  • Trajnimet: CISCO, Microsoft, AutoCAD, ECDL, IPMA;
  • Sistem online të studimeve (Moodle);
  • Orare fleksibile paradite dhe pasdite në grup të vogla;
  • Punë praktike (Internship) në industri;
  • Vizita Studimore:  Kosovë dhe jashtë vendit;
  • Mundësi anagazhimi në UBT për studentët e dalluar;
  • Asistencë për punësim nga Qendra e Karrierës;
  • Mësimi përmes platformës elektronike (Moodle), etj.