Fakulteti i Inxhinierisë së Energjisë dhe Menaxhment në UBT, zhvillon procesin mësimor bazuar në një infrastrukturë të pajisur mirë me pajisjet e nevojshme dhe ato mbështetëse në nivel të lartë. UBT është kujdesur që studentëve të programit, t’u mundësojë dhe t’u ofrojë të gjitha kushtet e nevojshme për të studiuar.
Në këtë mënyrë, ka kompletuar laboratorët si: Laboratori CISCO me 20 PC, Laboratori Microsoft me 16 PC, Laboratori i TI-së me 50 PC dhe Laboratori për Media.
Aktualisht ekzistojnë dy laboratorë kryesorë, Laboratori i Mechatronikës dhe Energjia Lab, në
kampusin kryesor të UBT-së, të cilat përdoren dhe menaxhohen nga departamentet e Inxhinierisë
Energjetike dhe Mekatronikës. Laboratori i energjisë është i pajisur me trainer të energjisë së
rinovueshme, trainer diellor, pompa të nxehtësisë, trainer të energjisë së pastër, aparat termik etj. Laboratori i dytë i energjisë është themeuar (financuar nga projekti ELEMEND) i cili është
i dedikuar posaçërisht për programin master të Energjisë Elektrike dhe Tregjet e Energjisë.
Laboratori është i pajisur me analizues të energjisë, analizerin e spektrit, analizuesin e
transformatorit dixhital, analizuesin e konsumit 3 fazor, menaxhimin e kërkesës për sistemin
PV, dhe Siemens PG-PC, ku studentët do të jenë në gjendje të kryejnë eksperimente me cilësi të
lartë në fushat që lidhen me fushën e inxhinierisë së energjisë.
UBT poashtu i ka kushtuar rëndësi të madhe krijimit të një hapësire, e cila i ndihmon studentët që të gjejnë në një vend të vetëm të gjithë titujt për të cilët kanë nevojë, dhe atë, në bibliotekën brenda Kampusit Inovativ të UBT-së, në Lipjan.
Duke pasur parasysh fushat e larmishme të studimit në UBT, biblioteka fizike është pasuruar me rreth 250 mijë libra të ndryshëm dhe me mbi 52 mijë tituj.
Ndërkaq, studentët e UBT-së kanë qasje në biblioteka elektronike të ndryshme dixhitale, të tilla si: BIONE, EBSCO HOST, FMN, Kembrixh Journals dhe JSTOR.
UBT ka krijuar një katalog elektronik, përmes të cilit lexuesit mund të informohen për
të gjithë materialin që ekziston në bibliotekë dhe mund të bëjë kërkesë për të marrë libra nga
distanca.