Qëllimet dhe Objektivat

Sistemet e Inxhinierisë Energjetike na rrethojnë nga të gjitha anët me aplikacione që arrijnë lart në çdo sektor të shoqërisë që shtrihen nga fabrikat, veturat, ndërtesat, etj. Prandaj studimi i Inxhinierisë Energjetike është shumë emocionuese dhe interesante.

 

Të vetëdijshëm se inxhinierët e sotëm duhet të jenë të aftë t’i zgjidhin probleme komplekse, shumë të fokusuara praktike, si dhe atyre fushave të Inxhinierisë, UBT e ofron këtë program studimor. Misioni ynë është t’i kontriboj studimit të Inxhinierisë Energjetike në bazë të programeve dhe përvojës Evropiane dhe Amerikane.

 

Qëllimet dhe objektivat kryesore të programit master të Inxhinieria Elektirike dhe Tregjet e
Energjisë janë:

 

  • Sigurimi i një mbështetjeje profesionale për fitimin e njohurive dhe përvojës së nevojshme për të krijuar pozicione dhe perspektiva të reja për lëndën; duke prezantuar dhe mësuar metodat e dobishme për përdorimin, menaxhimin dhe prodhimin e energjisë elektrike të pastër.
  • Të zhvilloi dhe trajnojë ekspertë, të cilët janë të vetëdijshëm për teknologjitë bashkëkohore në Energjinë Elektrike dhe akoma, të cilët mund të kuptojnë dhe ndjekin zhvillimet e ardhshme brenda kësaj fushe.
  • Të theksohet rëndësia dhe potencialet e metodave dhe teknologjive të përdorura në nivele të ndryshme të formimit dhe përdorimit të energjive të pastra dhe të rinovueshme për një zhvillim të qëndrueshëm, duke trajnuar ekspertët në këto fusha.
  • Për të krijuar fuqi njerëzore, i cili përveç aftësisë për të punuar në mënyra të ndryshme të trajtimit dhe zbatimit të burimeve energjetike, mund të krijojë perspektiva më të gjera dhe zgjidhje inovative për të hetuar çështjet lidhur me potencialin e burimeve energjetike të vendit.
  • Të bëhet një shembull i rëndësishëm jo vetëm për institucionin, por edhe për të gjithë vendin në promovimin dhe vendosjen e programeve të studimeve pasuniversitare dhe të avancuara, të cilat kanë reputacion në rritje dhe pranim të gjerë në të gjithë botën.
  • Posedojë edukim të shkëlqyeshëm të standardeve më të larta akademike dhe etike, kombëtare dhe ndërkombëtare.