Partneritetet Lokale, Rajonale dhe Ndërkombëtare
Programi i Psikologjisë në UBT është i angazhuar në ndërtimin dhe forcimin e partneriteteve lokale, rajonale dhe ndërkombëtare, me qëllim të shkëmbimit të përvojave akademike dhe profesionale për studentët dhe stafin. Këto partneritete luajnë një rol kyç në promovimin e ndërkombëtarizimit të programit dhe tërheqjen e studentëve ndërkombëtarë për t’u bërë pjesë e këtij programi.
UBT ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me universitete prestigjioze si University of Northern Iowa në SHBA, si dhe institucione të arsimit të lartë në Austri, Itali, Kroaci, Maqedoninë e Veriut, Shqipëri dhe vende të tjera. Për më tepër, partnerët lokalë përfshijnë organizata si KRCT, SIT, Klinika “Rreze Dielli”, si dhe një gamë të gjerë shkollash dhe kopshte, ku studentët zhvillojnë praktikat e tyre profesionale.
Procesi mësimor është i strukturuar në bashkëpunim të ngushtë me institucione publike dhe private, me të cilat UBT ka lidhur marrëveshje bashkëpunimi, me synimin për të lidhur teorinë me praktikën në mënyrë të qëndrueshme dhe funksionale. Një komponent shtesë i rëndësishëm i përvojës praktike është edhe Qendra e Këshillimit për Studentë në UBT – e vetmja qendër e këtij lloji në institucionet e arsimit të lartë në Kosovë – ku studentët kanë mundësinë të përfshihen në mënyrë aktive në punën këshilluese dhe praktike.