Qëllimet dhe Objektivat

– Programi i Psikologjisë është hartuar sipas standardeve bashkëkohore, duke përmbushur udhëzimet dhe kërkesat e përcaktuara nga EuroPsy (European Certificate in Psychology) – e themeluar nga një prej institucioneve më kredibilitetin me të lartë në Evropë për përcaktimin e standarteve në profesionin e psikologjisë – dhe Korniza Kombëtare e Arsimit të Kosovës. Programi ynë është i dizajnuar për të hedhur bazat e një karriere në fushën e psikologjisë dhe për të pajisur studentët me njohuri dhe dije profesionale si dhe shkathtësi për t’i zbatuar njohuritë e tyre në praktikë. Ky program ka për qëllim përgatitjen e profesionisteve të rinj duke filluar që nga teoritë bazë mbi zhvillimin dhe sjelljen e individit, personalitetin, të menduarit, të nxënit si dhe deri tek vlerësimi dhe trajtimi i psikopatologjisë dhe problematikave të ndryshme psiko-sociale. Programi i Psikologjisë është dizajnuar duke marrë në konsideratë kërkesat e tregut nga trendët vendorë, regjionalë dhe ata botërorë të zhvillimeve dhe kërkesat e tregut të punës. Programi është hartuar bazuar në faktorët më të rëndësishëm dhe nga treguesit e matshëm të nevojave për zhvillim ekonomik dhe të mundësive të reja të vendeve të punës në tregjet vendore dhe ndërkombëtare.

 

– Qëllimi kryesor i programit në Psikologji është të avancoj metodologjinë e mësimdhënies dhe të mësuarit, të kontribuoj në komunitet e shoqëri si dhe të promovoj kërkimin shkencor në fushën e psikologjisë. Kështu, ne ofrojmë një:

 

  • Kurrikul të hartuar me kujdes dhe të organizuar sipas kërkesave të EuroPsy dhe Kornizës Kombëtare të Kosovës;
  • Metoda mësimore bashkëkohore;
  • Staf të kualifikuar dhe me përvojë ndërkombëtare, i cili i përmbush në tërësi standardet e vendosura nga legjislacioni i Republikës së Kosovës.

 

Pas përfundimit të studimeve të diplomuarit në nivelin Bachelor në Psikologji do të jenë në gjendje të:

  1. Të kuptojnë dhe zbatojnë metodat dhe teknikat psikologjike;
  2. Fitojnë njohuritë themelore për metodat dhe qasjet e nevojshme për integrimin e njohurive psikologjike;
  3. Fitojnë njohuritë në fushat e shkencës natyrore dhe shoqërore të lidhura ngushtë me psikologjinë;
  4. Zbatojnë njohuritë dhe metodat psikologjike në kryerjen e vlerësimit psikologjik të individëve, grupeve dhe organizatave;
  5. Interpretojnë dhe zbatojnë teoritë psikologjike;
  6. Zbatojnë njohuritë duke përdorur aftësitë e të menduarit kritik;
  7. Komunikojnë në mënyrë efektive, verbale dhe me shkrim;
  8. Shfaqin njohuri dhe i kuptojnë përgjegjësitë e etikes profesionale.

 

 

Kontakti për Programin e Psikologjisë:

Email:  [email protected]

 

Tel: +383 38 541 400

+383 38 542 138