Bashkëpunimi Ndërkombëtar

Programi i studimit mbështetet në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë. Partneritetet ndërkombëtare zhvillohen në disa drejtime:

  1. përmes shkëmbimit të studentëve;
  2. shkëmbimit e profesorëve;
  3. njohjen e kualifikimeve;
  4. bashkëpunimi në kërkim shkencor dhe transferimi i njohurive;
  5. zhvillimin e stafit akademik.

 

UBT merr pjesë në programet e shkëmbimit të studentëve të BE, si Erasmus Plus dhe CEEPUS. Studentëve të interesuar për mobilitete semestrale apo vjetore, ju ofrohet mundësia e qëndrimit në partnerët institucionalë. Fakulteti pranon kreditë e studimit të realizuar në institucionet dhe programet simotra.

 

Studentët e UBT-së mund të përfitojnë bursa studimi në universitet ndërkombëtarë falë partneriteteve që UBT ka me më shumë se 400 universitet në botë. Në kuadër të programit të Psikologjisë UBT tashmë ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me disa universitete të rëndësishme nga fusha e psikologjisë siç janë: Universiteti Eotvos Lorand, Fakulteti i Psikologjisë dhe Edukimit në Budapest (Hungari), Universiteti Sigmund Freud nga Vjena e Austrisë etj. Bashkëpunimi me këto universitete me renome ndërkombëtare do të kontribuoj në rritjen e cilësisë së mësimdhënies dhe mësimnxënies në fushën e psikologjisë.