Studentët

Programi i Psikologjisë ka një diversitet të gjerë në kurrikule dhe është i përshtatshme për të diplomuarit e shkollave të mesme, dhe profesionistët nga fusha të tjera që kërkojnë një ndryshim në karrierë. Kurrikula përfshin një gamë të gjerë lendesh nga fusha e psikologjisë gjithashtu edhe nga lëndët ndërdisiplinore. Programi i Psikologjisë ka për qëllim që të përgatis profesionist që do të jenë në gjendje të punojë në institucione të ndryshme. Andaj, ekzistojnë mundësi të ndryshme për të diplomuarit në fushën e psikologjisë për punësim në institucionet publike dhe private, në institucionet joqeveritarë të Kosovës si në sistemin arsimor, kujdesin shëndetësor, organizata komunitare, në këshillim, psikoterapi etj.