Infrastruktura

Programi ka qasje në infrastrukturë moderne të pajisur me pajisje bashkëkohore të cilat ndihmojnë studentët e programit të psikologjisë në përgatitjen e tyre profesionale, si dhe ofrohet hapësirë e nevojshme për studim dhe hulumtim në fushën e psikologjisë. Për studentët e psikologjisë ofrohet një bibliotekë shumë e pasur me literaturë bashkëkohore në gjuhën shqipe dhe atë angleze. Po ashtu, akses i plotë ofrohet edhe në platforma elektronike akademike të tilla si: J-store, EBSO, Sage Journals etj., të cilat u ofrojnë studentëve dhe stafit mundësinë të jenë në hap me zhvillimet e fundit në fushën e psikologjisë.