Ndërlidhja me Industrinë dhe Partneriteti

Procesi mësimor në kuadër të Programit të Psikologjisë organizohet në bashkëpunim të ngushtë me institucionet e shumta publike dhe private me të cilat UBT ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi, në mënyrë që të forcohet lidhja në mes të teorisë dhe praktikës. Puna praktike do të organizohet gjithashtu në Qendrën e Këshillimit për studentë në UBT, e cila është e vetmja qendër e këtij lloji në institucionet e arsimit të lartë në Kosovë.