Specializimet

1. Gjuhe Angleze e pergjithshme
Duke pasur parasysh se në ditët e sotme, gjuha angleze është një medium i rendesishem i komunikimit dhe shkences, Kolegji UBT, si një nder institucionet me te njohura të arsimit të lartë në vend, ofron programin Bachelor i Arteve në Gjuhë Angleze. Ne e konsiderojmë këtë program si nje mundësi të mrekullueshme për të forcuar më tej kurrikulën tonë duke ofruar brezave e rinj të Kosovës dhe më gjerë mundësinë për t’u kualifikuar si profesionistë të gjuhës angleze, dhe duke i permbushur nevojat e tregut aktual të punës në vend dhe më gjerë. Programi i Gjuhes angleze ka një diversitet të gjerë ne kurrikule dhe është i përshtatshme për: të diplomuarit e shkollave të mesme, dhe profesionistët nga fusha të tjera që kërkojnë një ndryshim në karrierë. Propozimi përfshin një gamë të gjerë lendesh si nga gjuha dhe letërsia angleze poashtu edhe nga lendet ndërdisiplinore.

 

2. Përkthim
Programi i Gjuhes angleze ka një diversitet të gjerë në kurrikule dhe është i përshtatshëm për të diplomuarit e shkollave të mesme, dhe profesionistët nga fusha të tjera që kërkojnë një ndryshim në karrierë. Propozimi përfshin një gamë të gjerë lëndesh si nga gjuha dhe letërsia angleze poashtu edhe nga lendet ndërdisiplinore. Në vitin e tretë të studimeve, studentët mund të zgjedhin specializimin në përkthim ose të vazhdojnë me gjuhë angleze të përgjithshme.