Pranimi në Studime, Kriteret, Afatet

Programi i studimit është i hapur për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe të huaj pa asnjë dallim, ata që kanë një diplomë të shkollës së mesme ose një shkollë ekuivalente (Niveli 3A sipas Standardeve Ndërkombëtare për Klasifikimin e Arsimit – ISCED) që lejon kandidatin të plotësojë kushtet për regjistrim në universitet. Gjithashtu, programi është i hapur për transferet e studentëve nga universitete të tjera vendore ose të huaja, për sa kohë që ato janë të licencuara dhe të akredituara nga institucionet përkatëse.

 

Rekrutimi i kandidatëve bëhet sipas procedurave të pranuara zyrtarisht në nivel institucional dhe në përputhje me dispozitat e Statutit dhe Ligjit për Arsimin e Lartë.

Kandidatët e interesuar plotësojnë kërkesën për regjistrim duke bashkëngjitur dokumentet e nevojshme dhe bëjnë dorëzimin e tyre në Zyrën e Shërbimit Studentor. Dokumentet e kërkuara gjatë aplikimit janë: Formulari i Aplikimit (Aplikacioni) që do të pranohet nga Zyrën e Shërbimit Studentor (SSO); Diploma / Certifikata e Përfundimit të Shkollës së Lartë; Diplomë të shkollës së mesme; Ekstrakt i Lindjes, Dy Autobiografi (CV) për studentët që punojnë. Kandidati mund të aplikojë edhe përmes email -it: [email protected].

 

E drejta e regjistrimit në Programin Bachelor të Fakultetit të Gjuhes Angleze është në dispozicion për të gjithë ata që kanë një diplomë të shkollës së mesme dhe që kanë përfunduar maturën duke përmbushur kërkesat e Ligjit për Arsimin e Lartë të Republikës së Kosovës ose një shkolle ekuivalente me ( niveli 3A sipas Standardeve Ndërkombëtare të Klasifikimit të Arsimit – ISCED). Diplomat ose dokumentet ekuivalente i bashkëngjiten dokumenteve të lartpërmendura sipas kushteve të konkursit për aplikim dhe rekrutim.