Ndërlidhja me Industrinë dhe Partneriteti

UBT e cila është një nga qendrat më të rëndësishme që lidh akademinë me industrinë dhe tregun e punës përmes orientimit profesional, këshillimit dhe zhvillimit të studentëve. Qendra e Karrierës përmes shërbimeve profesionale ndihmon në ndërtimin dhe përgatitjen e studentëve në zhvillimin dhe aplikimin e aftësive të buta përmes trajnimeve të ndryshme profesionale, të cilat janë të rëndësishme për një vend pune, informacionin dhe praktikat e studentëve, si dhe kujdeset për barometrin e punës dhe ndërlidhje të tjera me Rrjetin Alumnus.

 

Praktika është një nga shërbimet kryesore në Qendrën e Karrierës që krijon një bazë të mirë të bashkëpunimit institucional me firma, kompani, dhe organizata vendore dhe ndërkombëtare, në mënyrë që studentët të kenë mundësi punësimi dhe të fillojnë të mendojnë për karrierën e tyre. UBT po planifikon që praktika e studentëve të jetë 100%, duke u mundësuar atyre që të kombinojnë me sukses njohuritë teorike dhe praktike siç kërkohet nga tregu i punës. Për më tepër, UBT është vazhdimisht i përfshirë në bashkëpunim me media dhe gazeta të ndryshme, hotele dhe ambasada ku studentët tanë mund të përfshihen në pozita praktike.

 

UBT ka nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi me institucione të ndryshme në Kosovë ku studentët mund të bëjnë praktikën e tyre, siç janë:

 

  • Instituti i Mediave të Kosovës
  • Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve
  • Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë
  • Ministria e administratës së qeverisjes vendore
  • Biblioteka Universitare Kombëtare e Kosovës
  • RTK (Radio Televizioni i Kosovës)