Gjuhë Angleze

Duke pasur parasysh se në ditët e sotme, Gjuha Angleze është një medium i rëndësishëm i komunikimit dhe shkencës, Kolegji UBT, si një ndër institucionet më te njohura të arsimit të lartë në vend, ofron studime në programin Gjuhë Angleze, për të përforcuar praninë dhe përdorimin e gjuhës angleze si gjuhë ndërkombëtare të komunikimit. Ky program i ofron studentëve mundësinë për t’u kualifikuar si profesionistë të Gjuhës Angleze duke i përmbushur nevojat e tregut aktual të punës në vend dhe më gjerë.

 

Programi i Gjuhës Angleze ka një diversitet të gjerë ne kurrikulë dhe është i përshtatshëm për të diplomuarit e shkollave të mesme, dhe profesionistët nga fusha të tjera që kërkojnë një ndryshim në karrierë, pasi që njohja e Gjuhës Angleze është e nevojshme për suksesin akademik, për të studiuar jashtë vendit, për të përdorur burime shkencore si dhe për të punuar në çdo industri.

Programi përfshin një gamë të gjerë lëndësh si nga Gjuha dhe Letërsia Angleze, po ashtu edhe nga kurset ndërdisiplinore. Lëndët ndërdiciplinore nxisin mendimin kritik dhe ndihmojnë studentët të lidhin konceptet nëpër disiplina të ndryshme si dhe inkurajojnë studentët të trajtojnë probleme komplekse që nuk mund të adresohen brenda kufijve të një disipline të vetme. Këto kurse hapin dyer dyer për projekte bashkëpunuese, zhvillim të aftësive ekipore dhe komunikuese, duke mësuar studentët të përhapin efikasitetin e ideve të tyre nëpër disiplina të ndryshme. Andaj, ekzistojnë mundësi të ndryshme për te diplomuarit në Programin Gjuhë Angleze, për te punuar në sektorin e përkthimit, interpretimit, gazetarisë, turizmit, mësimdhënies, media, marrëdhënieve ndërkombëtare, interpretim biznesor, redaktimit dhe shkrimit kreativ. Të diplomuarit gjithashtu mund të ndjekin karrierën e tyre në organizata jo qeveritare, shtëpi botuese, organizata ndërkombëtare, siç është Bashkimi Evropian, si dhe të punojnë ne ambasada te ndryshme në Kosovë.

 

Programi i Gjuhës Angleze është ndërtuar në përputhje me procesin e Bolonjës për nivelin universitar me qëllim që të njihet brenda Arsimit të Lartë në Kosovë dhe në teritorin Europian. Rrjedhimisht, programi synon ti përgatisë te diplomuarit e UBT-se për tregun e punës në Evropë dhe më gjerë.

 

Çfarë na dallon?

 

Programi Gjuhe Angleze u ofron studentëve njohuri të thellë në fushën e Gjuhës dhe Kulturës Angleze dhe në të njëjtën kohë i orienton ata në zhvillimin e gjuhës për fusha të tjera, të cilat mund të studiohen tutje varësisht nga fusha që i intereson. Me programin studimor trevjeçar, studentëve u jepet mundësia për praktikë, e cila do t’u mundësojë atyre të aplikojnë njohuritë dhe aftësitë e fituara në fushat e tyre të studimit. Studentët mund të kryejnë praktikën në vende të ndryshme, në përputhje me fushën e tyre të studimit dhe interesat e tyre të karrierës si në: Institucione Qeveritare, Universitete dhe Institucione Akademike, Ndërmarrje Startup dhe Inkubatorë Biznesi, Media dhe Komunikim, Kompani Private etj. Kurikula e programit te Gjuhës Angleze synon të krijoj një kombinim të balancuar të njohurive në Gjuhën dhe Letërsinë Angleze me një spektër të kurseve ndërdisiplinore që kanë rëndësi të konsiderueshme në ngritjen e tyre profesionale.

 

Struktura e programit tre vjeçar mbart në vete dhe ka për qëllim të ofrojë një qasje sa më dinamike, integruese dhe interaktive ndaj temave nga fusha e gjuhës, kulturës, komunikimit dhe përkthimit.

Të gjitha këto koncepte do të shtjellohen dhe shqyrtohen hollësisht përgjatë programit mësimor. Lëndët e përfshira në këtë program paraqesin perspektiva të cilat bazohen në teori te lidhur ngushtë me aplikimin praktik në botën e gjuhës, kulturës, artit, arsimit dhe komunikimit.