Infrastruktura

Programi ka qasje në infrastrukturë moderne të pajisur me pajisje bashkëkohore të cilat ndihmojnë studentët e programit Gjuhe Angleze në përgatitjen e tyre profesionale. Gjithashtu, studentët kanë qasje në teknologjitë, softuerët dhe veglat e fundit që gjejnë zbatim në fushën e Gjuhes Angleze.

 

Numri i vendeve në sallat e ligjëratave, seminareve dhe laboratorëve është i kënaqshëm dhe i mjaftueshëm në lidhje me nevojat e programit studimor. Zakonisht laboratorët kanë nga 20 deri 30 vende.

Menaxhmenti i UBT-së ndjek nevojat për hapësirat adekuate, inventarët, hapësirat për mësimdhënie dhe mësim, shërbimet kompjuterike, softuerët, bibliotekat dhe hapësirat e leximit në çdo kampus lidhur me aktivitetet e kurrikulës dhe programit mësimor.

 

Biblioteka e UBT -së përbëhet nga dy zona të caktuara, zona për ruajtjen e librave dhe hapësira për lexim. Kjo ndarje mundëson ofrimin e një shërbimi më efikas, mundësi për qasje në libra, dhe në të njëjtën kohë, qetësi e nevojshme dhe e mjaftueshme në sallën e leximit. Biblioteka e tanishme fizike përmban mbi 250,000 libra të shtypura, një nga bibliotekat më të mëdha në rajon, si dhe e-librat e saj dhe bazat e të dhënave nga botues të ndryshëm. Studentët e UBT-së kanë akses në e-Biblioteka të ndryshme digjitale, si: BIONE, EBSCO HOST, FMN, Revistat e Cambridge dhe JSTOR.