Qëllimet dhe Objektivat

Rezultatet e të mësuarit në programin e Gjuhës Angleze janë në përputhje me Kornizën Kombëtare të kualifikimeve dhe Kornizën Evropiane të Kualifikimeve për edukim të lartë. Rrjedhimisht, njohuritë, aftësitë, dhe përgjegjësitë janë pikat kryesore në të cilat janë bazuar rezultatet dhe pritshmëritë tona. Duke marrë parasysh këtë, së pari studentët priten që të fitojnë njohuri në aspektet kryesore të studimeve të Gjuhës Angleze dhe fushat qe lidhen me to, dhe të jenë në gjendje që të përdorin këto njohuri për të arritur rezultatet e kërkuara. Kjo nënkupton përfshirjen e fakteve, parimeve, proceseve dhe aftësive të të menduarit. Së dyti, ata do të jenë në gjendje të aplikojnë një sërë praktikash dhe aftësish të të menduarit për të marrë përgjegjësi dhe për të përfunduar punët dhe zgjidhur problemet. Kjo do të ju mundësohet përmes përdorimit të informacioneve për zgjedhjen e metodave dhe materialeve si dhe aplikimin e duhur të tyre. Së fundi, ata duhet të jenë në gjendje që të marrin përgjegjësi për gjërat që u takojnë, dhe për të arritur rezultatet e dëshiruara në këtë nivel.

Në këtë mënyrë, bazuar në përshkrimin më lartë, objektivat e programit Bachelor të Gjuhës Angleze janë që t’i përgatisë studentët në mënyrë që pas përfundimit të suksesshëm të studimeve, ata do të jenë në gjendje:

 

  • Të demonstrojnë njohuri të balancuara teorike dhe praktike në aplikimin e rregullave gjuhësore;
  • Ta kuptojnë Letërsinë Amerikane dhe Angleze në kuptimin e periudhave, zhanreve, dhe autorëve kryesor;
  • Të analizojnë elementet gjuhësore dhe letrare si metaforën, stilin dhe simbolin;
  • Te demonstrojnë aftësi komunikuese në situata të ndryshme përmes bashkëveprimit me bashkëmoshatarët e tyre;
  • Te identifikojnë faktorët kryesorë shoqërorë, politikë dhe ekonomikë që formojnë gjuhën;
  • Te marrin një përvojë praktike në lidhje me stilistikën, si një mënyrë për tu shprehur për qëllime gjuhësore, si dhe për përkthim;
  • Te përvetësojnë njohuritë themelore të leksikologjisë dhe leksikografisë;
  • Te kuptojnë çështjet kryesore që kanë të bëjnë me fushën e semantikes;
  • Te njohin, identifikojnë dhe japin një shpjegim të përmbledhur në lidhje me ndërlidhjen midis gjuhës dhe shoqërisë;
  • Të kuptojnë elementet e ndryshme që kanë të bëjnë me historinë dhe kulturën e shteteve ku flitet gjuha angleze;
  • Të demonstrojnë dhe prezantojnë njohuritë e tyre gjuhësore në të shkruar dhe në të folur, në lloje të ndryshme të diskurseve akademike për raste të ndryshme;
  • Të aplikojnë aftësitë në shkrimin akademik, si: citimet, organizimin logjik të tekstit, dhe hulumtimeve të ndryshme.

 

Deri në fund të semestrit të pestë dhe të gjashtë të profilit të përkthimit, studentët do të jenë në gjendje:

 

  • Të kuptojnë dhe zbatojnë teknika dhe metoda të ndryshme të përkthimit (nga gjuha shqipe në gjuhe angleze dhe anasjelltas);
  • Të zbatojnë aftësi kryesore të përkthimit, bazuar në rregulla teorike, duke pasuruar leksikun terminologjik në tekste të fushave të ndryshme;
  • Të shkruajnë tekste duke shmangur gabimet që mund të burojnë nga pikëpamja gramatikore dhe strukturore;
  • Të tejkalojnë vështirësitë që rrjedhin nga procesi i parafrazimit;
  • Të përdorin terminologji të përshtatshme që përputhet me llojin e gjuhës që përdoret në praktikë,
  • Të vendosin strategji efikase të marrjes së shënimeve në praktikën e interpretimit;
  • Të demonstrojnë një gamë të gjerë të përkthimeve audio-vizuale dhe si ti aplikojnë titrat;
  • Të kuptojnë qasjet dhe teknikat në përkthimin e ndihmuar nga kompjuteri;
  • Të vlerësojnë burime të ndryshme të përkthimit në internet;
  • Të shqyrtojnë se si teoritë bashkëkohore të përkthimit ndërthuren ose ndryshojnë nga pikëpamjet kulturore, historike dhe shoqërore;
  • Të demonstrojnë njohuri mbi teori të ndryshme që lidhen me idiomat në përkthim