Programi Bachelor në Arti dhe Mediat Digjitale synon të ofrojë një formim të gjithanshëm teorik dhe praktik për studentët, duke u mbështetur në trendet më të reja të teknologjisë dhe zhvillimet bashkëkohore në art dhe media. Qëllimi parësor i programit është përgatitja e kuadrove të afta, të dallueshëm dhe të punësueshëm në industrinë kreative, të cilët zotërojnë kompetenca të avancuara për të kontribuar në mënyrë aktive dhe inovative në shoqëri.
Industria kreative, si një nga sektorët me rritje më të shpejtë në ekonominë globale dhe rajonale, ka nevojë të vazhdueshme për profesionistë të formuar që kombinojnë aftësitë artistike me përdorimin e teknologjive të reja. Në kontekstin e Kosovës, kjo nevojë është veçanërisht e theksuar duke marrë parasysh potencialin e lartë të të rinjve dhe mungesën e kuadrove të specializuar në fushat ndërdisiplinore të artit dhe teknologjisë. Programi “Arti dhe Mediat Digjitale” përgjigjet drejtpërdrejt kësaj kërkese, duke përgatitur një gjeneratë të re krijuesish të aftë të punojnë në fushat e dizajnit grafik, animacionit, artit digjital, videoproduksionit, kuratorisë digjitale, si dhe në platformat emergjente të shprehjes vizuale. Kjo qasje kontribuon drejtpërdrejt në zhvillimin e sektorit kreativ, rritjen e punësimit të të rinjve dhe forcimin e rolit të artit në ndërtimin e një shoqërie më gjithëpërfshirëse, reflektuese dhe inovative.
Programi është konceptuar për të fuqizuar studentët me njohuri të thelluara dhe aftësi praktike në fusha të ndryshme të shprehjes artistike, përfshirë: vizatimin, pikturën, skulpturën, modelimin, fotografinë, instalacionin, artin e performancës, videon, efektet vizuale, filmin, animacionin dhe imazhin digjital.
Objektivat kryesore të programit janë:
Në thelb, ky program synon të edukojë gjeneratën e re të artistëve dhe profesionistëve të mediave digjitale, të cilët janë të gatshëm të eksplorojnë, sfidojnë dhe transformojnë mjedisin kulturor në të cilin veprojnë.