Studentët

  • Studentët e UBT-së kanë mundësi të ndjekin ligjëratat dhe të praktikojnë aktivitetet e tyre në Kampus (Lipjan), e cila hapësirë ofron mundësi të përshtatshme infrastrukturore për të gjithë studentët.

 

  • Studentët kanë qasje në Bibliotekën e UBT-së, me 1000 libra mbi artin, fotografinë, dizajnin dhe mediat digjitale. Po ashtu, me mbi 50.000 libra të digjitalizuar (E-Library), të qasshme në çdo kohë për studentët.

 

  • Studiot/laboratorët mundësojnë zbatimin e projekteve grupore dhe individuale, nën mbikëqyrjen e profesorëve, asistentëve dhe tutorëve.

 

  • UBT, së bashku me stafin e Fakultetit Art dhe Media Digjitale ju ofron studentëve gjithashtu mundësi komunikimi nga afër me artistë, galeristë, kuratorë e krtikë arti. Po ashtu, vizita, trajnime dhe përvoja bashkëpunuese dhe profesionale me ekspertë të fushave kreative, në art dhe media digjitale.