Qëllimet dhe Objektivat

Qëllimi i programit Arti dhe Mediat Digjitale është që t’u ofrojë studentëve dije teorike dhe praktike, duke i ndjekur trendet e fundit të teknologjisë në mënyrë që kuadrot e dala nga ky institucion të jenë të dallueshëm në tregun e punës. Njohuritë teorike dhe praktike që do t’i marrin në UBT, atyre do t’u shërbejnë gjatë kryerjes së profesionit të tyre. Programi Arti dhe Mediat Digjitale është i dizajnuar në atë mënyrë që studentët t’i aftësojë përmes aplikimit të praktikave të duhura, si: vizatim, pikturim, modelim, fotografi, instalim, video efekte, imazhi digjital.

 

Ky program u mundëson studentëve njohuri dhe praktika nga piktura, skulptura, instalimi, arti i performancës, video, filmi dhe animacioni.

 

Programi është i dizajnuar për të prodhuar artistë kompetentë dhe të sigurtë, të cilët posedojnë aftësi kyçe dhe përgjegjësi personale dhe sociale, për të ndjekur praktikat e artit dhe medias digjitale në nivel profesional.

 

Programi mirëpret sfidën e mjedisit të ndryshueshëm kulturor dhe shoqëror, të epokës së sotme post-industriale.