Mësimdhënia dhe Mësimnxënia

Mësimdhënia

 

Personeli akademik është një nga asetet më të rëndësishme të çdo institucioni të arsimit të lartë. Cilësia e burimeve njerëzore shihet si një përpjekje e madhe për suksesin dhe perspektivat e aspiratave të fakultetit të Artit dhe Mediave Digjitale. Meqenëse, ky program është në përputhje me standardet evropiane, ka rekrutuar staf akademik të kualifikuar me tituj shkencorë dhe të arrira profesionale në fushën e Artit dhe Industrive kreative lokale dhe ndërkombëtare.

 

Ligjëruesit, tutorët dhe teknikët, janë artistë, teoristë, dhe specialistë të mediave digjitale. Ata me qasjen e tyre ndërdisiplinore, janë fleksibilë për të ofruar shumëllojshmëri të lëndëve praktike dhe teorike, duke ofruar një gamë të larmishme të njohurive, që u ofrojnë studentëve ide, interpretime dhe qasje të ndryshme kreative dhe inovative.

 

Strategjia e tyre e mësimdhënies thekson eksperimentimin, hulumtimin, bashkëpunimin ndërdisiplinor, bazuar në informacionin dhe vetëdijen globale.

 

Stafi akademik është me eksperiencë në mësimdhënie, beson në kultivimin e artistëve empatikë, eksperimentalë dhe provokues, me aftësi kritike dhe vlerësuese, të aftë për të shqyrtuar kontekste sociale, ekonomike dhe mjedisore, duke ofruar vlera artistike e kulturore në mjediset e tyre vepruese.

 

 

Mësimnxënia

Programi i Fakultetit të Artit dhe Mediave digjitale bazohet në zhvillimi korrekt të objektivave dhe përmbajtjes së kurrikulës, e cila është e orientuar nga procesi hulumtues, eksperimental, kreativ dhe kritik.

 

Programi miraton një mësim të mirë-balancuar në aspektin teorik, praktik, artistik dhe atë të zotërimit të programeve digjitale.

 

Studiot janë një praktikë tejet me rëndësi për programin e Artit dhe Mediave digjitale.  Ato synojnë veçanërisht të nxisin studentët që të jenë të aftë për të shqyrtuar kontekste sociale, ekonomike dhe mjedisore, të aftë për të komunikuar përmes kreativitetit të tyre, duke qenë në hap me zhvillimet teknologjike dhe estetike të artit dhe mediave digjitale.

 

Nga fusha e gjerë e artit dhe praktikave të mediave digjitale, studentët mund të zgjedhin mediumin dhe metodën e tyre të preferuar, për të lehtësuar idetë dhe realizimin e qëllimeve të tyre krijuese.

 

Etika e programit Art dhe Media Digjitale bazohet në zhvillimin dhe praktikat e studimit të vetë-drejtuar, ku edukimi është i përqendruar drejt studentit, pra e vendosë studentin dhe nevojat e tij në qendër të procesit të edukimit.

 

Studentët inkurajohen të përdorin interesat dhe përvojat e tyre të ndryshme, duke i çmuar dallimet midis tyre dhe kolegëve të tyre.