Nga UBT në World AI Blockchain Summit 2026 Monaco: Delvina Shehu, shembull suksesi në skenën ndërkombëtare

26/06/2026

Delvina Shehu, ish-studente e Fakultetit Juridik në UBT, po ndërton karrierën e saj në zyrën ligjor të WYKYK, një kompani ndërkombëtare e fokusuar në AI Security dhe Offensive Cybersecurity. Roli i saj përfshin trajtimin e çështjeve ligjore që lidhen me kontratat, mbrojtjen e të dhënave dhe menaxhimin e rreziqeve në fushat e inteligjencës artificiale, blockchain dhe sigurisë kibernetike.

Së fundmi, ajo përfaqësoi kompaninë në World AI Blockchain Summit 2026 në Monaco, ku diskutimet u fokusuan në sfidat ligjore që shoqërojnë zhvillimin e inteligjencës artificiale, blockchain dhe Web3, përfshirë compliance, governance, transparencën dhe menaxhimin e rreziqeve teknologjike.

Përmes punës së saj, Delvina dëshmon rëndësinë e lidhjes së ligjit me teknologjinë, duke kontribuar në krijimin e një ekuilibri mes inovacionit, sigurisë dhe përgjegjësisë në një botë që po transformohet vazhdimisht nga teknologjitë e reja.