Mundësi mobiliteti Erasmus+ KA171 në Anhalt University of Applied Sciences, Gjermani
05/11/2026UBT hap thirrjen për aplikim për studentët e nivelit Bachelor nga programet Shkenca Kompjuterike, Inxhinieri e Mekatronikës, Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi (MBE), si dhe Arkitekturë, për mobilitet studentor në Anhalt University of Applied Sciences, Gjermani, në kuadër të programit Erasmus+ KA171, për semestrin e dytë të vitit akademik 2026/2027.
Anhalt University of Applied Sciences është një universitet publik gjerman, i njohur për qasjen praktike në arsim, inovacionin dhe kërkimin shkencor të aplikuar. Me tri kampuse në Köthen, Bernburg dhe Dessau, universiteti ofron një mjedis ndërkombëtar studimi dhe programe akademike në fusha të ndryshme, përfshirë inxhinierinë, teknologjinë informative, ekonominë dhe arkitekturën.
Në kuadër të këtij mobiliteti, studentët e përzgjedhur do të kenë mundësi të ndjekin studimet për katër muaj në universitetin partner, të përfitojnë nga një mjedis akademik ndërkombëtar, të shkëmbejnë përvoja me studentë nga vende të ndryshme dhe të zhvillojnë kompetencat e tyre profesionale dhe ndërkulturore.
Afati i fundit për aplikim: 14.11.2026.
Pas përfundimit të afatit, aplikimet do të shqyrtohen sipas kritereve të përcaktuara.
Studentët që kalojnë fazën e parë të përzgjedhjes do të ftohen për intervistë, ndërsa kandidatët e përzgjedhur do të nominohen zyrtarisht nga UBT për mobilitet në universitetin partner.
Për informacione shtesë, mund të kontaktoni Zyrën për Marrëdhënie Ndërkombëtare në: erasmus.mobility@ubt-uni.net.