Aktivitetet

 

Konferenca Vjetor-Ndërkombëtare e UBT-se 2019

Më  25-27 tetor 2019, UBT do të fillojë punimet Konferenca Ndërkombëtare për Shkencë, Teknologji, Biznes dhe Inovacion, që tashmë është bërë traditë dhe do të mbahet për herë të tetë. Në këtë organizim të madh do të marrin mbi 500 pjesëmarrës dhe do të prezantohen 500 punime shkencore të akademikëve e profesionistëve kombëtarë nga Kosova e Shqipëria, si dhe punimet e tyre do t’i prezantojnë edhe akademikë nga vende të ndryshme të botës, si nga SHBA, Austria, Gjermania, Britania e Madhe, Danimarka, Irlanda, Italia, Kroacia, Çekia, Norvegjia, Finlanda, Bullgaria, Polonia, Hungaria, Mali Zi dhe Maqedonia. Në konferencë do të jenë të ftuar po ashtu edhe zyrtarë të lartë nga Kosova dhe Shqipëria, të cilët do të mbajnë fjalimet kryesore. Qëllimi kryesor i kësaj ngjarje është që të bëjë të mundur shkëmbimin e njohurive dhe shkathtësive në mes hulumtuesve, profesorëve, studentëve të doktoraturës dhe ekspertëve të ndryshëm nga industria. UBT, përmes organizimit të konferencave shkencore, po jep kontribut të vazhdueshëm për zhvillimin e shkencës dhe të hulumtimit, duke u mundësuar profesorëve dhe profesionistëve të fushave të ndryshme, të prezantojnë rezultatet e punës së tyre shkencore, me ndikim në proceset akademike, por edhe me interes për publikun dhe ndjekjen e trendëve të fundit të zhvillimit në të gjitha fushat. Për më shumë detaje nga Konferenca Ndërkombëtare 2019, klikoni në: http://conferences.ubt-uni.net/ , teksa pyetjet tuaja shtesë mund t’i dërgoni në: [email protected]

Akademia Ndërkombëtare Verore

Akademia Ndërkombëtare Verore e Fakultetit të Mekatronikës ne fushen e “Digital Manufacturing” eshte mbajte prej dates 08 deri 12 korrik. Temat te cilat jane ligjeru jane: Industry 4.0, Additive Manufacturing (3D printing), PLC and Digital Production Line.

 

UBT mbajti ceremoninë e diplomimit për vitin akademik 2018/2019

Të lumtur dhe duke bartur me krenari epitetin e absolventëve, më shumë se 800 studentë të UBT-së e përmbyllën ciklin e studimeve në profesionet e tyre.

E lumturinë që mbretëronte në sallë e shtuan edhe mijëra familjarë dhe profesorë, të cilët përgjatë këtyre viteve e mundësuan dhe e lehtësuan përmbylljen e këtij rrugëtimi, që do të ndryshojë përgjithmonë jetën e studentëve tanë. Informatat tjera mundeni me i gjete ne Iinkun.

Vizitat e Studentëve në Sektorin e Industrisë

Vizitë Studimore studentet e vitit të pare në: Institutin e Kristaleve në Mitrovicë.
Vizitë Studimore studentet e vitit të dytë në: KOSTT
Vizitë Studimore studentet e vitit të tretë në: Fabrikën e Gypave ne Ferizaj, në Prizren si dhe në
Prishtinë.
Studentet kane marre pjese ne garen e Microsoftit dhe kane fituar vendin e pare.
Prezentimi i fakultetit në DOCUTECH dhe veçanerisht laboratorit dhe projekteve qe jane punuar ne
laborator te Mekatronikes.