Informata rreth programit
Qëllimi i këtij programi është të trajnoj dhe certifikojë pjesëmarrësit për profilin Shitja dhe Shërbimi i Klientit.
Secilës kompani u nevojitet një zyrë e klientëve e shitjes e përbërë nga një personel i aftë që i kupton produktet e kompanisë, klientët dhe tregun.
Përfitimi më i rëndësishëm në shitje dhe shërbim të klientëve është shtimi i produktivitetit dhe efektshmërisë. Nëse kryhet puna ashtu siç duhet për herë të parë do të kushtojë më lirë dhe do të kryhet më shpejtë. Kënaqësia e një klienti të palumtur kushton shumë më tepër sesa kënaqësia e klientit në përpjekjen e parë.
Me përfundimin e trajnimit, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje ti zbatojnë teknikat e shitjes që çojnë drejt kujdesit të veçantë për klientin dhe si rrjedhoje sjellin një ambient të përmirësuar për shitjen e produkteve.
Rezultatet e pritura
Siguron shërbim të shpejtë, efikas dhe të sjellshëm
Ofron shërbime dhe komunikim efektiv ndaj klientëve
Këshillon klientët lidhur me produktët apo shërbimet
Kontakton klientët lidhur me çdo ndryshim të kompanisë
Promovon, shet dhe monitoron produktet/shërbimet për klientët ekzistues dhe të rinjë
Adreson shqetësimet/ankesat e klientëve.
Kultivon dhe ruan marrëdhënie me klientë të rinjë dhe ekzistues
Përdor teknikat e marrjes në
Përllogarit dhe raporton
Ndihmon në planin dhe promovimin e produkteve apo shërbimeve
Hulumton dhe analizon tregun
Kryen punë administrative
Arkivon të gjitha dokumentet relevante në mënyrë të drejtë në fund të ditës
Kohëzgjatja e programit
264 orë apo 3 muaj
Kreditë e fituara gjatë programit
Kredi 14 (1 kredi=20 orë)
Programi i lëndëve
https://www.ubt-uni.net/sq/studimi/shkolla-profesionale/shkolla-profesionale/apliko-online/