Informata rreth programit
Ky program ju ofron studentëve njohuri praktike dhe teorike të ndërlidhura me administrimin e sistemeve kompjuterike dhe të rrjeteve. Programi është i dizajnuar sipas kërkesave të tregut, duke ofruar mundësi të gjerë të punësimit.
Studentët që do të ndjekin këtë shkollë profesionale ju ofrohet mundësia për të mësuar aftësitë praktike në krijimin dhe administrimin e sistemeve dhe rrjeteve kompjuterike, të përbëra nga produktet e Microsoft, Linux, Cisco, si dhe menaxhimin e sistemeve të bazave të të dhënave, ueb serverëve, dhe të tjera.
Rezultatet e pritura
Ky program shërben për të mësuar parimet, teorinë dhe praktikën e menaxhimit të sistemit, duke përfshirë projektimin e rrjetit, të sistemit, analizimin, efikasitetin dhe sigurinë.
Programi vë theksin në aftësitë praktike të bazuara në platformat e Windows dhe Unix, por mëson edhe parime të përgjithshme, së bashku me elementet e tyre teknike dhe etike.
Programi përfshinë administrimin e përgjithshëm të sistemit, rrjeteve bërthamë të përfshira me punë të gjerë laboratorike, analizë të sigurisë dhe zbatim të saj.
Kohëzgjatja e programit:
4 Semestra (2440 orë) – Intensiv
Kreditë e fituara gjatë programit:
Kredi: 122
Programi i lëndëve:
Semestri 1
- Rrjetat Kompjuterike 1
- Matematika për Informatike
- Gjuha Angleze
- Bazat e Qarqeve Kompjuterike
- Bazat Teknike per Informatike
Semestri 2
- Bazat e Telekomunikacionit
- Sistemet Operative
- Rrjetat Kompjuterike 2
- Infrastruktura e Serverit dhe Siguria
- Hyrje ne Clouding
Semestri 3
- Infrastruktura Mobile
- Rrjetat Wireles
- Projekti Laboratorik 1
- Bazat e Menaxhimit dhe Nderrmarresise per IT
- Adminstrimi i Servereve dhe Sistemeve te Bazave te Dhenave
Semestri 4
- Virtualizimi i Servereve
- Cilesia dhe Testimi i Sistemeve dhe Rrjetave
- Projekti Laboratorik 2
- Pune Praktike ne Industri
Zgjedhore
- Aplikacionet Mobile
- Programim
- Inxhinieria Softwerike
- Modelimi dhe Simulime i Sistemeve dhe Rrjetave
Rezultatet e mësimit
- Dizajnimi, konfigurimi, administrimi dhe optimizmi i rrjeteve;
- Formulimin e zgjedhjeve teknike;
- Demonstrimin dhe administrimin e sistemeve operative;
- Aplikimi i analizave dhe dizajnimit sipas kërkesave të biznesit;
- Zhvillimi i strategjive për siguri të informacionit;
- Përshkrimi dhe analizimi harduerik dhe softuerik, si dhe komponentët e rrjetit;
- Njohuritë e rrjeteve, protokollet dhe krahasimi i modeleve të protokolleve;
- Menaxhimi me sisteme operative, sistemet softuerike, shërbimet e rrjetit dhe të sigurisë;
- Aftësi mbi vlerësimin dhe krahasimin e sistemeve softuerike dhe teknologjive të reja.
https://www.ubt-uni.net/sq/studimi/shkolla-profesionale/shkolla-profesionale/apliko-online/