Instalues Elektrik në Banesa Civile

Informata rreth programit

Qëllimi i këtij kualifikimi është plotësimi i kërkesave të tregut të punës, dhe ka mbështetje nga grupet e interesit. Nisur nga veçoritë e profesionit, kandidatët që parapëlqehen janë të moshës mbi 16 vjeçare, të reja dhe të rijnë që kanë mbaruar arsimin e mesëm dhe persona që zotërojnë ndonjë profesion, por profesioni i tyre nuk është i kërkuar në tregun e punës, duke mos bërë diskriminime kombëtare, gjinore dhe personave me aftësi të kufizuar. Pas përfundimit të këtij kursi kandidatët mund të avancohen në vendin e punës, rrisin mundësitë për punësim por edhe kanë mundësi për lëvizje në kualifikime të tjera.

 

Rezultatet e pritura

  • Përshkruan veçoritë e profesionit të IEBC.
  • Kursanti përkufizon nocionet bazë te elektricitetit.
  • Kursanti tregon zbatimet e ligjeve baze te elektricitetit në instalimet elektrike.
  • Kursanti mat madhësitë elektrike me instrumentet matëse përkatëse.
  • Kursanti identifikon dhe tregon vetitë e përdorimet e materialeve kryesore të instalimeve elektrike. Kursanti identifikon dhe tregon vetitë e përdorimet e elementeve kryesore te instalimeve elektrike. Kursanti identifikon mjetet e punës se instaluesit elektrik dhe tregon përdorimet e tyre.
  • Kursanti përshkruan rregullat e mbrojtjes në punë gjatë instalimeve elektrike
  • Kursanti përdor mjetet e mbrojtjes në punë Kursanti përshkruan procedurat për ndihmën e parë të të lënduarve nga goditja e rrymës elektrike.
  • Kursanti interpreton skicat dhe skemat e thjeshta të instalimeve elektrike
  • Kursanti zbaton skica dhe skema te thjeshta për te ndërtuar modele të instalimeve elektrike
  • Kursanti cakton kuotat për instalimet elektrike
  • Kursanti hap kanalet për instalimet elektrike Kursanti hap vrimat dhe foletë për instalimet elektrike. Kursanti gipson gypat dhe kutitë në kanalet dhe foletë përkatëse Kursanti shtrin fijet e përçuesve në gypa dhe kuti
  • Kursanti fikson kutitë dhe kabllot në instalimet elektrike mbi mur Kursanti lidh përçuesit dhe kabllot elektrike mes veti
  • Kursanti lidh përçuesit dhe kabllot me elementet e instalimit elektrik
  • Kursanti monton elementet e instalimit elektrik
  • Kursanti përshkruan ormanet dhe elementet perberese të tyre.
  • Kursanti vendos ormanin kryesor me elementet përbërëse.
  • Kursanti vendos kutinë për kyçje kabllovike (KKK) dhe elementet e tyre.
  • Kursanti vendos tabelat shpërndarëse dhe elementet përbërëse.
  • Kursanti kryen lidhjet elektrike te elementeve te ormanëve. Kursanti kryen lidhjet elektrike te ormanëve. Kursanti përshkruan veçoritë e tokëzimit të ndërtesës. Kursanti kryen tokëzimin e ndërtesës.
  • Kursanti përshkruan procedurat e përcaktimit dhe evitimit te defekteve në instalimet elektrike.
  • Kursanti përcakton dhe eviton defektet më të shpeshta të instalimeve elektrike.
  • IEBC Kursanti përshkruan aspektet ekonomike në instalimet elektrike.
  • Kursanti kryen llogaritje ekonomike të instalimeve elektrike të thjeshta.

 

Kohëzgjatja e programit

369 orë apo 4 muaj

 

Kreditë e fituara gjatë programit

Kredi 19 (1 kredi=20 orë)

 

Programi i lëndëve

  1. Hyrje në profesionin e IEBC
  2. Materialet,elementet dhe mjetet e punë në instalimet elektrike
  3. Mbrojtja ne punë ne instalimet elektrike
  4. Realizimi i skemave të instalimeve elektrike
  5. Hapja e kanaleve,vrimave dhe foleve në instalimet elektrike
  6. Vendosja e gypave,kutive,përçuesve dhe kabllove
  7. Lidhja e përçuesve dhe montimi i elementeve të skemës elektrike
  8. Ormanet e instalimeve elektrike
  9. Tokëzimi i ndërtesave
  10. Shqyrtimi i instalimit elektrik
  11. Llogaritjet ekonomike në punimet e IEBC

 

 

https://www.ubt-uni.net/sq/studimi/shkolla-profesionale/shkolla-profesionale/apliko-online/