Zhvillues i Aplikacioneve

Informata rreth programit

Programi Zhvillues i Aplikacioneve ju ofron marrjen e njohurive që mund të përdoren për të projektuar, zhvilluar dhe implementuar zgjidhje softuerike për bizneset dhe produktet e tyre.

Të diplomuarit në shkollën profesionale për Zhvillues të Aplikacioneve zhvillojnë njohuritë dhe shkathtësitë e tyre për të punuar në industrinë e teknologjisë së informacionit në pozitat, si: zhvillues aplikacioni, programer, inxhinier i softuerit, analist i sistemeve, arkitekt softuerik, etj.

Rezultatet e pritura

  • Zhvillimin e aplikacioneve përmes gjuhëve programuese Java, C#, PHP;
  • Dizajnimin dhe strukturimin e bazave të të dhënave;
  • Ndërlidhjen e platformave të ndryshme softuerike;
  • Implementimin e sigurisë gjatë zhvillimit të aplikacioneve;
  • Testimin e aplikacioneve dhe zgjidhjen e shpejtë të problemeve (Troubleshoot);
  • Demonstrimi dhe administrimi i kodit burimor;
  • Aplikimi i analizave dhe dizajnimit sipas kërkesave të biznesit.

 

Kohëzgjatja e programit:

4 Semestra – Intensiv

 

Kreditë e fituara gjatë programit:

Kredi: 120

 

Programi i lëndëve:

 

Semestri 1

  • Programimi
  • Matematika për Informatikë
  • Gjuhë Angleze
  • Bazat e Qarqeve Kompjuterike
  • Bazat Teknike për Informatikë

 

Semestri 2

  • Algoritme dhe Struktura e të dhënave
  • Sistemet e Informacionit dhe Siguria
  • Sistemet Operave dhe Arkitektura Kompjuterike
  • Sistemet e Baza e të dhënave
  • Rrjetat Kompjuterike dhe Clouding

Semestri 3

  • Inxhinieria e Softuereve
  • Zhvillimi i Aplikacioneve Mobile
  • Arkitektura e Softuerit
  • Bazat e Menaxhimit dhe Ndërrmarrësisë për IT
  • Aplikacionet në WEB
  • Laboratori i Projekt 1

Semestri 4

  • WEB Aplikacion dhe E-Teknologjia
  • Cilësia dhe Tesmi i Sistemeve dhe rrjetave
  • Laboratori i Projekt 2
  • Punë Praktike në Industri
  • Zgjedhore

Lëndët zgjedhore

  • Grafika Kompjuterike
  • Dizajn me anë të kompjuterit
  • 3D Modelim
  • Simulim dhe Vizualizim
  • Mekatronikë
  • Robotikë
  • Inteligjenca Arficiale
  • Inxhinieri e Sistemit të Kontrollit
  • Infrastruktura e Serverit
  • Rrjeti pa tela
  • Programimi Paralel
  • Komunikimi i të dhënave
  • Kriptografia dhe Siguria në rrjet
  • Dizajnimi i interface-it të shfrytëzuesit dhe zbami
  • Video-Lojërat
  • ERP

Rezultatet e mësimit

  • Kandidatët do të mësojnë të zhvillojnë aplikacionet e softuerit, që e bënë përdorimin efikas dhe të sigurtë të shërbimeve.
  • Kandidati do të analizojë një problem dhe do të identifikojë të dhënat e duhura, komponentët harduerikë dhe softuerike, si dhe do të identifikojë kërkesat për të zhvilluar një zgjidhje të realizueshme.
  • Përdorimin e mjeteve dhe praktikat që mbështesin procesin e dokumentacionit të softuerit.
  • Studentët do të punojnë në mënyrë bashkëpunuese dhe në mënyrë efektive në ekipe për të arritur një qëllim të përbashkët.
  • Studentët do të analizojnë teknologji lokale dhe globale të informacionit (trendët e IT-së), duke njohur ndikimet e TI-së në çështjet dhe përgjegjësitë kulturore, ekonomike, etike dhe ligjore.