
UBT Akreditohet nga EC-Council
UBT tanimë edhe zyrtarisht njihet si institucion partner akademik i EC-Council.
EC-Council është partneriteti kryesor për ofrimin e trajnimeve dhe certifikimeve më të avancuara në fushën e sigurisë kibernetike, siq janë: Certified Ethical Hacker (C|EH), Certified Pennetration Testing Professional (C|PENT), Certified Cloud Security Engineer (C|CSE), Certified DevSecOps (E|CDE)
UBT Qendër e Akredituar nga PeopleCert per PRINCE2 dhe ITIL
UBT – Institucioni Lider për Edukim dhe Teknologji në Kosovë, njofton se është qendër zyrtarisht e akredituar nga PeopleCert për ofrimin e trajnimeve dhe certifikimeve në PRINCE2® (Projecs In Controlled Environment) dhe ITIL®.
Trajnimet ofrohen nga trajnerë të certifikuar ndërkombëtarisht, me përvojë të gjatë në implementimin praktik të metodologjive në sektorë të ndryshëm të industrisë dhe administratës publike.
Grupet e reja fillojnë në muajin qershor 2025, dhe pjesëmarrësit do të kenë mundësi të përfitojnë nga:
- Mësim i strukturuar sipas standardeve të PeopleCert
- Përgatitje intensive për certifikim zyrtar
- Qasje në materiale zyrtare dhe platforma online
- Mundësi për trajnime online ose fizike në kampuset e UBT në Prishtinë dhe qytete të tjera