MAShTI
369 maturantë të trajnuar në UBT
UBT ka përfunduar suksesshëm trajnimin për maturantë në fushën e teknologjisë informative, në kuadër të projektit të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve.
UBT është akredituar nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve për zhvillimin e këtyre trajnimeve me kapacitete të plota dhe me profesionistët më të mirë të teknologjisë informative, duke u mundësuar pjesëmarrësve të thellojnë njohuritë e tyre rreth kësaj fushe.
Trajnimet janë zhvilluar në rajone te ndryshme në Prishtinë, Lipjan, Pejë, Ferizaj, Gjilan, Prizren, Gjakove dhe Mitrovice duke u mundësuar secilit maturant të bëhet pjesë e trajnimit në kuadër të projektit të MAShTI-t.
Përmes një infrastrukture moderne të pajisur me teknologjitë më të fundit, UBT u ka mundësuar të rinjve që përmes trajnimeve të shumta të përfitojnë dhe të avancojnë njohuritë për fusha të ndryshme.
INFOSOFT
UBT në marrëveshje bashkëpunimi me INFO SOFT ka ofruara trajnime këto trajnime:
UNDP
UBT ka nënshkruar një marrëveshje me programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), për ofrimin e shërbimeve të trajnimit për përfituesit e programit të aftësive digjitale.
UBT përmes Departamentit për Produkte dhe Shërbime Profesionale, ka ofruar trajnime të ndryshme për programet e aftësive digjitale, përmes profesionistëve më të mirë të fushave përkatëse që janë në vend dhe rajon.
Trajnimet që janë zhvilluar në UBT përfshin: SEO, Social Media, Photoshop.
PEACE CORPS
Duke u bazuar në procesin katër hapësh të departamentit për Produkte dhe Shërbime Profesionale të UBT-së, i cili përbëhet prej analizës së nevojave për trajnim, krijimin e trajnimin të përshtatjes për nevoja të organizatës, montimin e pajisjeve për trajnim nëpër lokacion sipas kërkesës për trajnim, mbajtjes së trajnimit dhe përcjelljen e sukseseve pas trajnime kemi organizuar trajnime për
Pjesëmarrësit janë njohur me sfidat përparësitë ku janë shkëmbyer përvojat mes pjesëmarrësve dhe ekspertëve të fushës.