Trajnime te aprovuar nga MASHT për maturantë

Trajnime te aprovuar nga MASHT për maturantë

Informojmë të gjithë maturantët se Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, në bashkëpunim me Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve kanë marrë vendim që të ndajnë kuponë për kurse të trajnimit të fushës së teknologjisë informative, e të cilët do t’iu ndahen 2000 mijë maturantëve të cilët i plotësojnë kushtet e përcaktuara. Me këtë rast UBT si institucion i akredituar nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve e ka të drejtën të ofrojë këto trajnime, për më tepër ju mund të zgjedhni deri në 3 trajnime për ti ndjekur në UBT dhe atë në lokacionet në vijim

UBT Prishtinë

UBT Lipjan

UBT Pejë

UBT Ferizaj

UBT Gjilan

UBT Prizren

Të drejtë për aplikim për kuponë për kurse të trajnimit në fushën e teknologjisë informative kanë të gjithë nxënësit maturantë te cilët i plotësojnë këto kushte:

  • Të jenë shtetas të Republikës së Kosovës;
  • Të jenë nxënës të rregullt në arsimin formal publik në klasën e XII për vitin shkollor 2021/2022.

Për më tepër UBT i bashkohet këtij aksioni të MASHT duke ofrouar 10% lirim në studime (për Shkenca Kompjuterike dhe Sisteme të Informacionit) për të gjithë maturantë që do ti ndjekin trajnimet në UBT