Pranimi në Studime, Kriteret, Afatet

Pranimi i studentëve rregullohet me Rregulloren e Këshillit të Fakultetit për Pranimin. Të gjithë aplikantët brenda kuotave të regjistrimit për studentë me kohë të plotë, të cilët kanë kryer Mjekësinë e Përgjithshme, BSc Infermieri apo Programe tjera Shëndetësore kanë drejtë të regjistrohen në një diplomë pasuniversitare për të marrë titullin akademik të një Masteri Shkencor në Shëndet Publik dhe Menaxhment. Pranimi në studim kryhet bazuar në një thirrje publike. Bazuar në rezultatet e arsimit të mëparshëm, përvojës dhe njohjes së gjuhës angleze, Komisioni krijon një listë renditje përcakton se cilët kandidatë kanë fituar drejtë të regjistrohen dhe cilët kanë aftësi psikofizike për titullin Master Shkencor në Shëndet Publik dhe Menaxhment