Lavdrim Avdyli zhvilloi një ligjëratë tematike me studentët e Dizajnit të Integruar në UBT

12/04/2024

Prof. Dr. Lavdrim Avdyli në Parkun Shkencor Inovativ të UBT-së në Lipjan, zhvilloi një ligjëratë në kuadër të lëndës “Komunikimi ne dizajne”, nën udhëheqjen e profesoreshave, Arbëresha Hoxha dhe Kaltrina Shllaku, në Fakultetin Dizajn i Integruar.

Sesioni u fokusua në marrëdhënien komplekse mes artit dhe komunikimit efektiv, duke theksuar se si vizualët, narrativat dhe emocionet luajnë një rol të rëndësishëm në transmetimin e mesazheve.

Përtej fjalëve të thjeshta, esenca e komunikimit shpesh ndodhet në artizmin e shprehjes. Eksplorimi se si studentët e dizajnit të disiplinave të ndryshme dhe studentët e dizajnit grafik mund të përmirësojnë aftësinë tonë për të lidhur, angazhuar dhe frymëzuar, artin në komunikim, komunikimin efektiv dhe vizual.