Mësimdhënia dhe Mësimnxënia

Universiteti i Biznesit dhe Teknologjisë (UBT) ofron programe të edukimit të vazhdueshëm në të gjitha fushat e studimit, duke synuar të mbajë profesionistët të përditësuar në njohuritë e tyre. Veprimtaria e tyre në këtë fushë është e akredituar nga Agjencia Kosovare e Akreditimit (AKA). 

 

Programet e studimit të UBT-së integrojnë njohuritë teorike me praktikën profesionale, duke përgatitur studentët për të hyrë në tregun e punës me kompetenca të pasura. Përveç kësaj, përpjekjet e vazhdueshme për të zhvilluar programe studimi ndërdisiplinore shprehin synimin e UBT-së për t’u ofruar të diplomuarve njohuri të përgjithshme dhe aftësi të zgjeruara që lehtësojnë integrimin e tyre në tregun e punës. 

 

Mësimdhënia realizohet përmes ligjëratave, ushtrimeve laboratorike, praktikës klinike, seminareve, studimeve të rasteve, konsultimeve, mentorimit, punës në terren, vlerësimit të lëndës, provimeve, përgatitjes së tezës së diplomës dhe prezantimit të saj oral.  

Mësimdhënia praktike dhe klinike kryhet përmes laboratorit praktik dhe klinikave në Poliklinikën e UBT-së, klasave demonstruese, raunde mësimore, trainim profesional dhe punë praktike dhe në terren. Është e drejtë dhe detyrë e studentëve që të ndjekin të gjitha format e mësimdhënies, siç përcaktohet me dispozitat e Rregullores për studimet universitare / pasuniversitare 

 

Mësimdhënësit, bashkëpunëtorët, stafi dhe studentët janë të detyruar t’i zbatojnë dispozitat e Kodit të Etikës Profesionale dhe Sjelljes në UBT. Parimet themelore etike të Kodit janë liria e mendimit dhe e të shprehurit, kolegjialiteti, integriteti, gëzimi dhe respektimi i të drejtave, respektimi i integritetit dhe dinjitetit të personit, autonomia e punës shkencore dhe mësimore, barazia dhe drejtësia, ndershmëria akademike, profesionalizmi, paanshmëria, ndalimi i diskriminimit dhe ngacmimit.