Infrastruktura

Infrastruktura e UBT-së është e përqëndruar në mirëqenien e studentëve. UBT ka investuar në një infrastrukturë bashkëkohore dhe moderne për të mundësuar studentëve mësimdhënie dhe mësimnxënie në fakultetin e Shëndetit Publik dhe Menaxhimit.  

 

Përveç kësaj, UBT ka laboratorë me programet STATA dhe SPSS, që janë të nevojshme për lëndët mësimore për punën kërkimore. Kjo me qëllim që studentët të integrojnë teorinë dhe metodat në mënyrë efikase. 

 

Universiteti disponon një bibliotekë të madhe mbi 20 mijë tituj dhe literaturë të fundit shkencore në kampusin e UBT. Për të gjithë studentët është mundësuar qasja në burimet si libra dhe artikuj shkencorë online, shërbime bibliotekare ofron e-bibliotekë dhe artikuj në internet, duke përfshirë EBSCOhost, JStor dhe Sage për artikuj dhe revista akademike në fusha të ndryshme.