Mësimdhënia dhe Mësimnxënia

Programi Master në Shëndeti dhe Aktiviteti Fizik në UBT është konceptuar për të zhvilluar profesionistë të avancuar që posedojnë njohuri të thelluara teorike, aftësi të specializuara praktike dhe kompetenca kërkimore të aplikueshme në fushën e shëndetit publik, aktivitetit fizik dhe performancës humane. Qasja jonë pedagogjike synon të ndërthurë shkencat e avancuara të shëndetit me aplikimet praktike dhe ndërhyrjet profesionale në komunitet dhe industri.

Procesi i mësimdhënies dhe mësimnxënies përfshin një kombinim të balancuar të metodave bashkëkohore akademike:

1. Mësimdhënia Teorike dhe Akademike

Komponenti teorik zhvillohet përmes:

  • Ligjëratave të avancuara në shkencat e sportit dhe shëndetit
  • Seminareve interaktive me diskutime të drejtuara
  • Analizës së rasteve studimore reale (case studies)
  • Punës me literaturë të zgjedhur dhe kërkime shkencore të fundit

Ky model ndihmon studentët të kuptojnë në mënyrë të thelluar mekanizmat fiziologjikë, epidemiologjikë, biomekanikë dhe psiko-socialë që lidhen me aktivitetin fizik dhe shëndetin.

 

  1. Mësimdhënia Praktike dhe Aplikative

Përbërësi praktik është i domosdoshëm në nivelin master dhe përfshin:

  • Sesione praktike të avancuara dhe punë laboratorike
  • Demonstrime profesionale të metodave të vlerësimit dhe ndërhyrjes
  • Runde mësimore të orientuara drejt praktikës klinike dhe komunitare
  • Trajnime profesionale në institucionet partnere
  • Vëzhgime dhe matje të drejtpërdrejta në terren

Qëllimi është që studentët të zhvillojnë kompetenca të mbështetura në prova shkencore (evidence-based practice) dhe aftësi të aplikueshme në çdo mjedis profesional.

 

  1. Kërkimi Shkencor dhe Mentorimi Akademik

Programi Master e vë theks të veçantë tek kërkimi shkencor përmes:

  • Punës së pavarur kërkimore nën mentorimin e stafit akademik
  • Kërkimeve të orientuara drejt problemeve reale shëndetësore dhe sportive
  • Pjesëmarrjes në projekte institucionale dhe konferenca shkencore
  • Hartimit, prezantimit dhe mbrojtjes së tezës së masterit

Mentorimi është i vazhdueshëm dhe i strukturuar për të siguruar zhvillimin personal, profesional dhe shkencor të studentëve.

 

Vlerësimi

Vlerësimi i studentëve është i shumëllojshëm dhe përfshin:

  • Provime teorike dhe të aplikueshme
  • Detyra kërkimore dhe projekte individuale
  • Prezantime profesionale
  • Praktika të supervizuara
  • Mbrojtjen përfundimtare të tezës së masterit

Procesi i vlerësimit siguron matjen objektive të njohurive, aftësive praktike, kapaciteteve kërkimore dhe profesionalizmit të studentëve.

 

Detyrimet e Studentëve

Studentët janë të obliguar të ndjekin të gjitha format e mësimdhënies dhe të përmbushin kërkesat e përcaktuara sipas Rregullores për Studimet Universitare/Universitare të UBTsë. Përfshirja aktive në ligjërata, seminare, punë praktike dhe kërkim është thelbësore për suksesin e tyre akademik dhe profesional.