Pranimi ne Studime, Kriteret, Deadlines

Pranimi i studentëve rregullohet me Rregulloren e Këshillit të Fakultetit për Pranim (https://www.ubt-uni.net/sq/studimi/studentet/studimi-ne-ubt/regjistrimi-dhe-pranimi/). Kolegji UBT konsideron se e drejta për të studiuar është një parim themelor i të drejtave të njeriut. Për këtë arsye, Kolegji është i hapur dhe mirëpret të gjithë kandidatët e interesuar për të studiuar dhe avancuar karrierën e tyre. Kjo krijon një mundësi për të gjithë që të përparojnë dhe të fitojnë njohuri dhe aftësi të nevojshme në mënyrë që të krijojnë cilësi të reja në jetë dhe në punë gjithashtu.

 

Ndërsa UBT është e vendosur të përmirësojë cilësinë e arsimit, studentët e interesuar për t’u anëtarësuar në programin MA Dizajn i Integruar i Avancuar do të duhet t’i nënshtrohen një testi pranimi i cili do të bazohet në një intervistë dhe një portofolio të punimeve të studentëve. Një grup i larmishëm studentësh – të ardhur nga fusha të ndryshme të dizajnit, artit dhe jo vetëm, inkurajohen të aplikojnë.