Bashkëpunimi Ndërkombëtar

Programet e studimit në Kolegjin UBT janë të krahasueshme me programet e studimit në universitete të cilat kanë implementuar Sistemin e Bolonjës, respektivisht ato si Universiteti i Lublanës, Universiteti i Zagrebit, Universiteti i Zurich-ut, Universiteti i Graz-it dhe ai i Vienës. Të gjitha programet janë të adaptuara sipas kërkesave të tregut të punës në Kosovë dhe nevojave lokale të fushës së caktuar të studimeve. Kjo shumë lehtë mund të vërehet edhe në përshkrimin e programit tonë.

 

UBT është partner në shumë projekte të TEMPUS dhe ERASMUS+ të financuara nga Komisioni Evropian.

 

UBT është partner në projektin e ERASMUS+: Zhvillimi i kurrikulave të përbashkëta të Shkencave Politike Evropiane (euroPS). Projekti ka për qëllim implementimin e diplomës së dyfishtë për Shkenca Politike në nivelin Master (120 ECTS).

 

Fakulteti i Shkencave Politike ka bashkëpunim me Universitetin e Varshavës, për programet Bachelor dhe Master, në fushën e Marrëdhënieve Ndërkombëtare. Studentët pajisen me diplomë të dyfishtë të njohur ndërkombëtarisht. Të gjitha informacionet shtesë mund të gjenden edhe në linkun: https://www.ism.uw.edu.pl/en/bilateral-cooperation/

 

Kolegji UBT është i interesuar që të vazhdojë aplikimin në programin ERASMUS+ ku të gjitha këto programe kanë ndikim të drejtpërdrejtë në rritjen e cilësisë së mësimdhënies dhe procesit të të nxënit, poashtu edhe në zhvillimin profesional të stafit akademik.