Mundësi mobiliteti Erasmus+ KA171 për studentët në Università di Messina, Itali
02/11/2026UBT hap thirrjen për aplikim për studentët nga fushat e Mekatronikës, Menaxhmentit, Biznesit dhe Ekonomisë (MBE), Arkitekturës, Sistemeve të Informacionit, Inxhinierisë së Agrikulturës dhe Mjedisit, Shkencave Kompjuterike dhe Juridikut, për mobilitet studentor në Università di Messina, Itali, në kuadër të programit Erasmus+ KA171, për vitin akademik 2026/2027.
Università di Messina është një universitet publik me traditë të gjatë akademike, i themeluar në vitin 1548, në qytetin e Messinës, Itali. Universiteti ofron programe studimi dhe aktivitete kërkimore në fusha të ndryshme, përfshirë inxhinierinë, ekonominë, shkencat kompjuterike, drejtësinë dhe shkencat shoqërore, duke ofruar një mjedis ndërkombëtar për zhvillim akademik dhe profesional.
Në kuadër të këtij mobiliteti, studentët e përzgjedhur do të kenë mundësi të ndjekin një pjesë të studimeve në universitetin partner, të përfitojnë përvoja të reja akademike dhe ndërkulturore, si dhe të zhvillojnë kompetenca që kontribuojnë në përgatitjen e tyre profesionale.
Afati i fundit për aplikim: 11.11.2026.
Për informacione shtesë, mund të kontaktoni Zyrën për Marrëdhënie Ndërkombëtare në: erasmus.mobility@ubt-uni.net.