Mundësi mobiliteti Erasmus+ KA171 për studentët në Università della Calabria, Itali 

02/11/2026

UBT hap thirrjen për aplikim për studentët nga fushat e Menaxhmentit, Biznesit dhe Ekonomisë (MBE), si dhe Menaxhimit të Patundshmërive dhe Infrastrukturës, për mobilitet studentor në Università della Calabria, Itali, në kuadër të programit Erasmus+ KA171, për vitin akademik 2026/2027. 

Università della Calabria është një universitet publik italian, i themeluar në vitin 1972, me seli në Rende, pranë qytetit të Cosenza-s. Universiteti është i njohur për kampusin e tij universitar dhe aktivitetet akademike e kërkimore në fusha të ndryshme, përfshirë ekonominë, menaxhmentin, inxhinierinë, teknologjinë dhe shkencat shoqërore. Institucioni i kushton rëndësi ndërkombëtarizimit, inovacionit dhe bashkëpunimit akademik. 

Në kuadër të këtij mobiliteti, studentët e përzgjedhur do të kenë mundësi të ndjekin studimet në një mjedis ndërkombëtar, të shkëmbejnë përvoja akademike, të zhvillojnë kompetencat profesionale dhe të krijojnë kontakte të reja me studentë dhe staf akademik nga vende të ndryshme. 

Linku për aplikim!

Afati i fundit për aplikim: 11.11.2026. 

Për informacione shtesë, mund të kontaktoni Zyrën për Marrëdhënie Ndërkombëtare në: erasmus.mobility@ubt-uni.net.