Infrastruktura

Infrastruktura e institucionit vazhdon të jetë e përqendruar tek studenti, duke marrë parasysh që UBT ka zhvilluar infrastrukturë bashkëkohore për të gjitha kurset që mbahen në kuadër të fakultetit të Shkencave Politike. Studentëve ju ofrohen klasët më modern ku ata zhvillojnë ligjëratat dhe njëkohësisht edhe hapësira të nevojshme leximi dhe studimi. UBT është e pajisur me laboratorë për kursin Bazat e Metodologjisë së Shkencave Politike, duke u mundësuar studentëve që të ndërthurin punën dhe njohuritë e tyre teorike dhe praktike.

 

UBT ka një ndër bibliotekat më të mëdha, të pajisur me librat më të fundit të shkencës në UBT Kampus. Studentëve njëkohësisht ju ofrohen edhe biblioteka online (e-library) ku përfshihen EBSCOhost, JStor dhe Sage për artikuj dhe revista akademike.

 

UBT është e pajisur me platformën Moodle e cila është krijuar që të ndihmojë studentët të kenë qasje në materialet mësimore, ku përfshihen syllabuset e të gjitha lëndëve të programit, prezantimet në verzionin PoëerPoint dhe të gjitha materialet tjera relevante, në konsistencë me kurrikulën e programit.