Misioni i Fakultetit të Inxhinierisë së Mekatronikës është të ofrojë studime cilësore në inxhinieri, duke siguruar një nivel të lartë integrimi midis teorisë dhe praktikës, duke nxitur kreativitetin, vlerat etike dhe ekselencën në hulumtim. Fakulteti është i përkushtuar ndaj zhvillimit profesional të stafit akademik, bashkëpunimit ndërkombëtar me universitete dhe industri, si dhe përgatitjes së studentëve që të jenë të suksesshëm në karrierën e tyre dhe të kontribuojnë në përparimin teknologjik dhe në shoqëri.
Fakulteti i Inxhinierisë së Mekatronikës synon të njihet si një ndër institucionet udhëheqëse në rajon në fushën e Inxhinierisë Mekatronike dhe disiplinave të ndërlidhura, ku do të mbizotërojnë cilësia, besueshmëria, fleksibiliteti, si dhe shpejtësia akademike, kërkimore dhe profesionale.
Ky program u ofron studentëve mundësi për të zhvilluar dhe demonstruar njohuri, aftësi dhe kompetenca në fushat në vijim:
Të edukojë inxhinierë të mekatronikës bashkëkohorë, me njohuri dhe aftësi të fuqishme, të aftë t’u përgjigjen nevojave të ndryshueshme të inxhinierisë dhe teknologjisë, me vetëpërmirësim të vazhdueshëm dhe dëshirë për të mësuar gjatë gjithë jetës.
Të integrojë mësimdhënien dhe kërkimin shkencor për zbatimin efektiv të njohurive dhe aftësive të fituara.
Të përgatisë inxhinierë mekatronikë me integritet profesional, respekt për vlerat etike dhe ndjeshmëri ndaj sfidave bashkëkohore.
Të formojë inxhinierë mekatronikë me aftësi të mira komunikimi dhe punë në grup.
Të trajnojë profesionistë të aftë në sistemet mekatronike, inxhinierinë precize dhe automatizimin e prodhimit.
Të shërbejë si një shembull i rëndësishëm jo vetëm për institucionin, por edhe për vendin, në promovimin e programeve ndërdisiplinore të studimeve, të cilat po rritin reputacionin dhe pranimin ndërkombëtar.
Të theksojë rëndësinë e metodave dhe teknologjive të përdorura në faza të ndryshme të zhvillimit dhe përdorimit të sistemeve për zhvillim të qëndrueshëm, duke trajnuar ekspertë në këto fusha.
Të zhvillojë infrastrukturën dhe pajisjet e nevojshme për procesin mësimor dhe kërkimor në Inxhinieri Mekatronike.
Të krijojë dhe forcojë bashkëpunimet industriale dhe partneritetet në trajnim, kërkim dhe inovacion.
Të zhvillojë mekanizma për gjenerim të të ardhurave përmes trajnimeve, kërkimeve shkencore dhe shërbimeve konsulente.
Të identifikojë dhe përshkruajë parimet themelore në matematikë dhe shkenca natyrore, të nevojshme për zgjidhjen e problemeve në kontekstin inxhinierik.
Të shpjegojë konceptet bazë të mekanikës, elektronikës dhe shkencave kompjuterike të lidhura me projektimin dhe zbatimin e sistemeve mekatronike.
Të ilustrojë përdorimin e teknologjisë së informacionit për simulim, projektim sistemesh, menaxhim projektesh dhe komunikim efektiv.
Të ketë njohuri për ndikimin e aplikimeve inxhinierike në shëndet, mjedis dhe siguri, si në nivel universal ashtu edhe shoqëror; si dhe vetëdije për problemet aktuale të fushës dhe implikimet ligjore të zgjidhjeve inxhinierike.
Të zbatojë parimet e mekatronikës, të zhvilluara përmes shkencave inxhinierike, në zgjidhjen e problemeve praktike, modelimin e sistemeve dhe projektimin e proceseve dhe produkteve inxhinierike.
Të zgjedhë dhe përdorë metoda të bazuara në kompjuter për modelimin, analizën e problemeve inxhinierike dhe projektimin e sistemeve.
Të demonstrojë aftësi për të zhvilluar, zgjedhur dhe përdorur teknika bashkëkohore për analizimin dhe zgjidhjen e problemeve në aplikimet e inxhinierisë mekatronike.
Të projektojë dhe realizojë eksperimente, të mbledhë dhe analizojë të dhëna, si dhe të vlerësojë rezultatet për problemet në Inxhinieri Mekatronike.
Të aplikojë qasje të integruar ose të bazuar në sistem në projektimin inxhinierik, duke prodhuar zgjidhje inovative për një gamë të gjerë problemesh, dhe të përdorë metoda të konsoliduara për testimin dhe vlerësimin e ideve të projektimit.
Të përdorë teknika për menaxhimin e kohës dhe burimeve për të arritur afatet e projekteve.
Të zhvillojë aftësinë për të fituar dhe aplikuar në mënyrë të pavarur njohuri dhe aftësi të reja në mekatronikë, duke demonstruar nivel të lartë të të nxënit të vetëdrejtuar dhe zhvillimit profesional të vazhdueshëm.
Të komunikuar qartë dhe në mënyrë efektive duke përdorur argumente, grafikë dhe aftësi të shkruara.
Të mbajë mendje të hapur ndaj të mësuarit gjatë gjithë jetës, duke ndjekur zhvillimet bashkëkohore në inxhinieri dhe duke punuar vazhdimisht në vetëpërmirësim.