Bashkëpunimi Ndërkombëtar

Suksesi i një institucioni të lartë të edukimit është tejet i lidhur me bashkëpunimet dhe partneritetet  vendore dhe ndërkombëtare. UBT në kuadër të studimeve Bachelor ka marrëveshje bashkëpunimi me shumë universitete ndërkombëtare, me disa nga Qendrat e Mjekësisë Familjare, si dhe me Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

 

Programi përkon me Direktivën e BE-së për Infermieri 2005/36/EC. Insistitucioni e ka balancuar kurrikulën me ato të vendeve të jashtme si Jesenice, Sllovenia, Aarhus University Danimarke, dhe Universiteti i Ohrit, Maqedonia.

 

Fakulteti i Infermierisë ka bashkëpunim me fakultet si: “Fakulteti Aleksander Moisiu në Durrës , Fakulteti Aleksandër Xhovani në Korçë, Fakulteti i infermierisë në Tiranë etj.