Qëllimet dhe Objektivat

Qëllimi i programit është që të përgatis të diplomuarit të arrijnë përgjegjësitë prej profesionistëve dhe infermierëve kompetentë duke ofruar shërbime rehabilituese, promovuese, kuruese dhe mbrojtese. Programi Bachelor në Infermieri është i bazuar në profesion dhe zhvillim. I orientuar në profesion nënkupton që fokusi i programit është profesional dhe fokusohet në zhvillim dhe ndryshim të profesionit të infermierisë dhe sistemit te shëndetësisë. I orientuar në zhvillim nënkupton që fokusohet në përvojën, zhvillimin dhe punën kërkimore e cila ndriçon gjendjen aktuale të zhvillimit profesional, si dhe nevojën për zhvillim në lidhje me përvojat në profesion dhe në sistemin e kujdesit shëndetësor.

 

Programi i plotëson kushtet profesionale dhe përmbush urdhëresat e Direktivës së Bashkimit Evropian në Infermierië dhe Mami 2005/36/EC si dhe direktivat e mëparshme që rregullojnë njohjen e arsimit profesional.

 

Përafrimi i programit me ato që zbatohen në vende të tjera në Bashkimin Evropian jo vetëm që siguron një qasje të balancuar në aspektin e teorisë dhe praktikës, por edhe u jep nxënësve mundësinë për të transpozuar të njëjtat aftësi në një tjetër kontekst të punës në funksion të përparimit të Kosovës drejt zbatimit të kritereve të pranimit të BE-së dhe lirisë së lëvizjes së kapitalit, njerëzve dhe mallrave.

 

Programi i studimit është i bazuar në praktikën e dokumentuar mirë, zhvillimin dhe punën kërkimore që pasqyrojnë tendencat aktuale në profesion, duke përfshirë ndryshimet në shëndetësor dhe sëmundje e popullsisë që janë pjesë e funksionit dhe prioriteteve të sistemit. Infermierja kontribuon në përmbushjen e objektivave të shëndetit publik në sistemin e kujdesit shëndetësor dhe sistemit social. Domeni specifik i infermieres përfshin kujdesi i pleqve dhe trajtimi i pacientëve dhe qytetarëve me qëllim që tua lehtësojnë atyre të jetojnë me sëmundje apo kërcënimin e sëmundjes. Infermierja bashkëpunon me profesionistë të tjerë të kujdesit shëndetësor për të siguruar promovimin shëndetësor, mirëmbajtjen e shëndetit, parandalimin, trajtimin, rehabilitimin dhe lehtësim.