Studentët

Synimi parësor i fakultetit tonë është që të krijojmë kuadër të profesionistëve, të cilët jo vetëm që përmbushin nevojat dhe kërkesat e tregut kosovar të punës, por me njohuri që i bëjnë ata plotësisht të gatshëm edhe për tregun ndërkombëtar.

 

Studentët tanë janë të përgatitur mbi të gjitha parimet etike dhe humane, në mënyrë që punën e tyre ta bëjnë me ndershmëri dhe duke qenë gjithmonë në shërbim të pacientëve.

 

Mbi këtë bazë, ne kemi krijuar dhe përshtatur kurrikulën që përgatitja profesionale të jetë sa më e kuptueshme dhe lehtësisht e qasshme për studentët tanë.