Ndërlidhja me Industrinë dhe Partneriteti

Me përfundimin e programit Bachelor në Infermieri, studenti është i kualifikuar për të punuar si një praktikant i infermierisë dhe të hyjë në bashkëpunim multidisiplinar. Programi i ofron studentit një argumentim të nevojshëm në të dy aspektet teorike dhe klinike të infermierisë, në përputhje me zhvillimin e përgjithshëm të shoqërisë, shkencë dhe teknologji, si dhe kërkesat për infermieri në popullatën e përgjithshme. Kompetencat e përgjithshme dhe specifike të infermierisë që kërkohën në ne një mjedis të studimit që bazohet në zhvillim, nëpërmjet: hulumtimit dhe pjesëve klinike të rregullta.

 

Të diplomuarit janë gjithashtu të arsimuar edhe për të punuar në shërbimin shëndetësor, ofrimin e shërbimeve të infermierisë tek femijët, adoleshentët, të rriturit dhe të moshuarit me shërbime akute, kronike, somatike ose sëmundje psikiatrike. Gjithashtu do të jenë në gjendje të planifikojnë, sjelljin, të vlerësojnë dhe të zhvillojnë infermierinë në bazë të përfshirjes aktive dhe pjesëmarrjen në këto sektorë. Nëpërmjet praktikës së infermierisë, studentët do të mësojnë të promovojnë dhe të ruajnë shëndetin, si dhe të përgatiten për shërbime të infermierisë në masat preventive, rehalibituese, lehtësuese për individët dhe grupet e shoqërisë

 

Programi kualifikon kandidatin për autorizim si një infermiere e regjistruar. Infermierja është e kualifikuar për ti siguruar kujdes infermierie të porsalindurve, fëmijëve, të rriturve, të moshuarve në komunitet dhe në sektorin e kujdesit shëndetësor si në fushën psikiatrike ashtu dhe atë somatike. Ajo gjithashtu kualifikon infermiere për menaxhimin e kujdesit dhe për pjesëmarrje në mësim dhe kërkime. Gjithashtu e kualifikon infermierën në menaxhimin e kujdesit dhe pjesëmarrjes në mësimnxënie dhe hulumtim