Mësimdhënia dhe Mësimnxënia

Programi bazohet në qasje të kombinuar teorike dhe praktike. Qasja në mësimdhënie është formuluar duke përfshirë kërkesat e lëndëve minimale, instruksionet teorike dhe kohëzgjatjen e praktikës sipas Direktivës së BE 2005/36.  Studentët kalojnë më shumë se gjysmë e programit në praktikë në QKUK, Qendra te Mjekësisë Familjare dhe Qendrën Mejekësore të UBT-së.

 

Kurset e shkencave shendetësore kontribuojnë në zhvillimin e aftësive të studentëve që të observojnë, vlerësojnë, si dhe dokumentojnë gjendjet shëndetësore, rreziqet shëndetësore, simptomat e sëmundjeve dhe rezultatet e trajtimeve tek pacientët dhe qytetarët. Gjithashtu, kurset zhvillojnë kompetencën e studentëve në aplikimin e njohurive që kanë të bëjnë me teorinë dhe metodat në shkencat shëndetësore.

 

Kurset e shkencave shoqërore kontribuojnë në zhvillimin e aftësive të studentëve që të sqarojnë komponentet kimik dhe anatomike të organizmit të njeriut, si dhe proceset biokimike dhe psikologjike, por edhe funksionin e tyre në qenien njerëzore. Kurset e lëndeve përkatëse zhvillojnë kompetencën e studentëve në mënyrë që të sqarojnë zhvillimin e qenjes njerëzore gjatë kursit, gjatë gjithë ciklit që ka të bëjë nga faktorët individualë, mjedisorë dhe mikroorganikë.

 

Kurset e shkencave humane kontribuojnë në aftësitë e studentëve që të përshkruajnë, analizojnë, vlerësojnë, kuptojnë dhe respektojnë vlerat humane, kulturat, pikëpamjet e botës, kushtet ekzistenciale, mënyrën e të menduarit, të sjellurit, si dhe reagimeve. Kurset zhvillojnë kompetencat e studentëve në aspektin etik, të ndërveprimit, komunikimit dhe vlerësimin e nevojës për informacion, këshillim dhe edukim të pacientëve, të afërmeve, profesionistëve të shëndetësisë dhe të tjerë në rrjetin social.

 

Kurset e shkencave shoqërore kontribuojnë në zhvillimin e aftësive të studentevë në përshkrimin, analizimin dhe vlerësimin e kushteve sociale dhe kulturore që ndikojnë në kushtet dhe opsionet që ndërlidhen me shëndetin dhe sëmundjet. Kurset ofrojnë njohuri mbi organizimin, funksionimin, zhvillimin dhe kuadrin ligjor të sistemit shëndetësor dhe shërbimeve sociale të Kosovës. Përveç kësaj, kurset zhvillojnë kompetencat e studentëve në reflektimin dhe veprimin sa më profesional në një kontekst ndërdisiplinor, shoqëror, kulturor, si dhe organizativ.