Pranimi ne Studime, Kriteret, Deadlines

Pranimi në Dizajn të Integruar në UBT

 

Programi është hartuar për të tërhequr:

  • Nxënësit me diploma të mesme të larta në art, dizajn, arkitekturë dhe shkenca shoqërore.
  • Studentët nga disiplina të tjera të cilët duan të ndryshojnë shtigjet e karrierës, pra studentët e shkencës, arkitekturës, studentë nga biznesi dhe administrata.
    Profesionistë që punojnë në industri kreative të interesuar për të përmirësuar aftësitë e tyre dhe nivelin e karrierës.

 

Kriteret e pranimit të programit janë si më poshtë:

  • Nxënësit që kanë perfunduar shkollimin e mesëm me notë mesatare 3.5 dhe më lartë.
  • Nxënësit të cilët kanë prirje në fushën e dizajnit dhe artit.
  • Nxënësit të cilët i nënshtrohen intervistës preliminare ku do të sjellin edhe portfolion e tyre të dizajnit.
  • Studentët nga disiplina të tjera të cilët duan të ndryshojnë shtigjet e karrierës të cilët i nënshtrohen intervistës preliminare ku do të sjellin edhe portfolion e tyre të dizajnit.