Gjuhë Angleze

Duke pasur parasysh se në ditët e sotme, gjuha angleze është një medium i rëndësishëm i komunikimit dhe shkencës, Kolegji UBT, si një nder institucionet më te njohura të arsimit të lartë në vend, ofron studime në programin Gjuhë Angleze, për të përforcuar praninë dhe përdorimin e gjuhës angleze si gjuhë ndërkombëtare të komunikimit. Ky program i ofron studentëve mundësinë për t’u kualifikuar si profesionistë të gjuhës angleze duke i përmbushur nevojat e tregut aktual të punës në vend dhe më gjerë.

 

Programi i Gjuhës Angleze ka një diversitet të gjerë ne kurrikulë dhe është i përshtatshme për të diplomuarit e shkollave të mesme, dhe profesionistët nga fusha të tjera që kërkojnë një ndryshim në karrierë. Programi përfshin një gamë të gjerë lendesh si nga gjuha dhe letërsia angleze po ashtu edhe nga lendet ndërdisiplinore. Andaj, ekzistojnë mundësi të ndryshme për te diplomuarit te programit te Gjuhës Angleze për te punuar në sektorin e përkthimit, interpretimit, gazetarisë, turizmit, mësimdhënies, marrëdhënieve ndërkombëtare, interpretimit biznesor, redaktimit dhe shkrimit kreativ. Të diplomuarit gjithashtu mund të ndjekin karrierën e tyre në organizata ndërkombëtare, siç është Bashkimi Evropian, si dhe të punojnë ne ambasada te ndryshme.

 

Programi i Gjuhës Angleze është ndërtuar në përputhje me procesin e Bolonjës për nivelin universitar me qëllim që të njihet brenda Arsimit të Lartë te rajonit Evropian. Rrjedhimisht, programi synon ti përgatis te diplomuarit e UBT-se për tregun e punës ne Evrope dhe më gjere.

 

Çfarë na dallon?

 

Programi Gjuhe Angleze u ofron studentëve njohuri të thellë në fushën e gjuhës dhe kulturës dhe në të njëjtën kohë i orienton ata në fusha të tjera, të cilat do të mësohen në vitet e ardhshme të studimeve. Me programin studimor trevjeçar, studentëve u jepet mundësia për praktikë, e cila do t’u mundësojë atyre të aplikojnë njohuritë dhe aftësitë e fituara në fushat e tyre të studimit. Kurikula e programit te Gjuhës Angleze synon të krijoj një kombinim te balancuar te njohurive në gjuhën dhe letërsinë angleze me një spektër të lendeve ndërdisiplinore qe kane rëndësi të konsiderueshme në ngritjen e tyre profesionale.

 

Struktura e programit tre vjeçar mbart në vete dhe ka për qëllim të ofrojë një qasje sa më dinamike, integruese dhe interaktive ndaj temave nga fusha e gjuhës, kulturave, komunikimit dhe përkthimit. Të gjitha këto koncepte do të shtjellohen dhe shqyrtohen hollësisht përgjatë programit mësimor. Lëndët e përfshira në këtë program paraqesin perspektiva të cilat bazohen në teori te lidhur ngushtë me aplikimin praktik në botën e gjuhës, kulturës, artit, arsimimit dhe komunikimit.

 

Qëllimet kryesore te programit janë:

 

  • Ti përgatisë studentët për të ndërtuar karrierë në fushën e profesionit të tyre në sektorin shtetëror, privat dhe joqeveritar;
  • Të ofrojë një sërë modulesh të cilat mbulojnë themelet e njohurive për t’u qasur drejt profesioneve të cilat pak ose shumë janë të lidhura me sferën e arsimit dhe kulturës;
  • Të mundësojë përvetësim të shkathtësive hulumtuese dhe përvojë për gjuhën dhe letërsinë në organizatat publike, private dhe të tjera;
  • Të zhvillojë konceptin e të menduarit kritik tek studentët;
  • Tu mundësojë studentëve të marrin pjesë në ligjërata në mënyrë sa më aktive dhe të bëjnë hulumtim të pavarur në të gjitha fushat duke përfshirë organizatat shoqërore, arsimore, kulturore dhe shkencore;
  • Të mundësojë zhvillim të shkathtësive personale të komunikimit, hulumtimit dhe shkathtësive të tjera të rëndësishme të cilët nevojiten për punësim.

 

Ҫka ofron fakulteti Gjuhe Angleze?

Fakulteti i Gjuhës Angleze ka dizajnuar programe specifike duke marrë në konsideratë kërkesat e tregut nga trendët vendorë, regjionalë dhe ata botërorë të zhvillimeve dhe kërkesat e tregut të punës. Programi është hartuar bazuar në faktorët më të rëndësishëm dhe nga treguesit e matshëm të nevojave për zhvillim ekonomik dhe të mundësive të reja të vendeve të punës në tregjet vendore dhe ndërkombëtare.

Burimet hyrëse për të dizajnuar programin e Gjuhës Angleze janë marrë duke filluar nga Strategjia Kombëtare e Punësimit dhe Planit për Zhvillim Ekonomik Kombëtar si dhe  pikëpamjet e biznesit privat në Kosovë.

Procesi i dizajnimit të programeve ka marrë parasysh edhe krijimin e infrastrukturës moderne dhe të stafit akademik me eksperiencë dhe njohuri ekselente nga fusha e Gjuhës Angleze.  Në këtë rast është ngritur infrastrukturë e re, është rinovuar infrastruktura ekzistuese, është modernizuar teknologjia për mësim proaktiv në platformën elektronike ‘Moodle’ dhe ambienti i mësimit është pajisur me mjete të nevojshme dhe me libra adekuatë për studim modern profesional.

Programi I Gjuhës Angleze është program i akredituar nga ekspertët ndërkombëtarë të fushës së Gjuhës dhe letërsisë Angleze, si dhe të Agjencisë për Akreditim të Republikës së Kosovës për periudhën 2021-2024.

Akreditimi është një proces që ka për detyrë të identifikojë nëse programet janë adekuate, i plotësojnë të gjitha normat dhe standardet akademike kombëtare dhe ndërkombëtare, dhe se janë programe të nevojshme për zhvillim ekonomik dhe për tregun e punës.