Infrastruktura

Infrastruktura e UBT-së në degën e Pejës ofron një bazë solide të mjeteve dhe pajisjeve të nevojshme për të siguruar vazhdimësinë e programit. Laboratorët, biblioteka, zyra e studentëve mbështesin qëndrueshmërinë e programit.

Menaxhmenti i UBT-së ndjek nevojat për hapësirat adekuate, inventarët, hapësirat për mësimdhënie dhe mësim, shërbimet kompjuterike, softuerët, bibliotekat dhe hapësirat e leximit në çdo kampus lidhur me aktivitetet e kurrikulës dhe programit mësimor. Në kuadër të Fakultetit MBE, aplikohen softuerë nga paketa e Microsoft Office, SAP (licencat e autorizuara), softueri i kontabilitetit, SPSS, Stata etj. Ato janë në dispozicion në ambientet e UBT.